Aktualitet

Berisha: Vuçiç kërcënon Kosovën duke mbajtur konfliktin pezull



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:41 - 17/06/22 |
Opi Nion

Kreu i PD , Sali Berisha deklaroi në Forumin e IX-të Global në Azerbaixhan se rajoni ka bërë progres por sërish është shumë larg pozicionit ku duhet të ishte.

Ai ka sjellë në vëmendje deklaratat e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç si dhe betimin e tij në parlament për mbrojtjen e sovranitetit të vendit të tij por dhe Kosovës. Sipas Berishës,Vuçiç po mban konfliktin pezull ndërsa shprehet se nëse në Serbi shkojnë armë ruse dhe kineze në kohën kur Beogradi nuk kërcënohet nga askush, kjo situatë është shqetësuese.

Berisha ka theksuar se një marrveshje mes Serbisë dhe Kosovës është jetësore.

 “Unë besoj se pavarësisht progresit  të madh që ka bërë rajoni në procesin e integrimit ende për sa i përket sigurisë do thosha se është shumë larg pozivionit ku duhet të ishte. Disa prej arsyeve janë plagët e pashëruara të konflikteve të fundit dhe fantazma e ultranacionalizmit, të pranishme që e mbajnë pezull konfliktin. Së dyti një ndikim i fortë rus në rajon, krimi i organizuar në nivelet më të larta në lidhje me pushtetet autokratike.

Tre vite më parë, Vuçiç vizitoi veriun e Kosovës, tre ditë në çdo takim u shpreh haptas se Serbia do zgjerohet dhe do bëhet më e madhe. 

Millosheviç ishte lider i madh por kreu disa gabime, po ky president u betua para dy javësh para parlamentit duke u zotuar se do të mbronte sovranitetin e Serbisë përfshirë Kosovën.

Kjo do të thotë që konflikti të mbahet pezull, nëse qëndron kështu e mban konfliktin të vazhduar. Por nëse atje shkojnë armë ruse dhe kineze, në atë kohë që Serbia kërcënohet nga askushi, askush nuk e kërcënon Serbinë sot, jam tërësisht i bindur, mendoj se kjo që po ndodh është shqetësuese.”-tha Berisha.

Pas