Aktualitet

Berisha: Vuçiç dhe Rama kërcënojnë BE me mospjesëmarrje në Samitin e Brukselit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:03 - 21/06/22 |
Opi Nion

Pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, ka reaguar kreu i PD, Sali Berisha.

Në një status në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se Vuçiç dhe Rama kërcënojnë BE me mospjesëmarrje ne Samitin e Brukselit.

Sipas Berishës, ky kërcenim i dy liderëve që i cilëson dy gangsterë autokratë të Ballkanit Perëndimor, duket si i urdhëruar nga Putin vetëm e vetëm për te shënuar kthesën e rajonit drejt projektit serbo-rus te Ballkanit te Hapur.

Aleanca pro Putin në Ballkan! Vuçiç dhe Rama kërcënojnë BE me mospjesëmarrje ne Samitin e Brukselit! Te dashur miq, ne një qëndrim sinkron ne Beograd dhe Tirane, Presidenti i Serbomadhisë Aleksander Vuçiç dhe vasali i tij Edi Rama kërcënojnë me mospjesëmarrje ne Samitin e liderëve te vendeve te BE qe do te mbahet ne Bruksel me dt 23 qershor dhe ne te cilin janë te ftuar edhe udhëheqësit e vendeve te Ballkanit Perëndimor. Ky kërcenim i dy gangsterëve autokrat te Ballkanit Perëndimor, presidentit te serbomadhise Vuçiç dhe vasalit te tij Rama duket si i urdhëruar nga Putin vetëm e vetëm për te shënuar kthesën e rajonit drejt projektit serbo-rus te Ballkanit te Hapur me te cilin vendosen ne rajon hegjemonizmi serb dhe influenca ruse. Dënoj me forcën me te madhe këtë qendrim antikombetar dhe anti-BE pro serbo- rus te Edi Ramës dhe ftoj shqiptaret te ngrihen ne këmbë për të mbrojtur orientimin dhe integrimin euroatllantik te tyre!”-shkruan Berisha.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe një herë refuzimin e BE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një postin në rrjetin social “Twitter”, Rama është shprehur se BE është rrëmbyer nga Bullgaria e cila nuk do të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut duke bllokuar kështu edhe çeljen e negociatave për vendin tonë.

Rama tha se bashkë me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, kanë diskutuar gjatë nëse duhet të marrin pjesë në samitin e ardhshëm apo jo.

 

Pas