Teksa ka përmendur ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vend, ish-kryeministri, Sali Berisha, ka deklaruar se bandat kriminale e marrin kurajon nga mbështetja e qeverisë.
Në konferencën e përjavshme për media, Berisha tha se asnjë bandë nuk do të guxonte të qëllonte me breshëri ndaj një lokali dhe një televizioni nëse nuk do kishin mbështetje qeveritare.
“Këtu vriten njerëzit në rrugë në krye të detyrës nga bandat e qeverisë të lidhura me qeverinë. Sepse kurrë po të mos ishin të lidhur me qeverinë nuk do guxonin të shkrehnin breshëri nga jashtë në një kafene që ishte plot njerëz. Nuk do guxonin të shkrehnin breshëri ndaj një televizioni që mund të kishte dhjetra në mos qindra punonjës brenda. Të gjithë kurajon këta e kanë te mbështetja e qeverisë dhe licenca publike vrisni njëri-tjetrin. Por regjimi i Edi Ramës tani është bërë i pashpresë”, tha ndër të tjera Sali Berisha.