Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Vrasësit e Azemit atë ditë pritën në aeroport Fatos Nanon  

2020/09/28 at 10:59 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Vrasësit e Azemit atë ditë pritën në aeroport Fatos Nanon  

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur gjatë një interviste në emisionin “Opinion” lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit.


Ai ka deklaruar se nuk është thirrur kurrë nga asnjë gjykatë apo prokurori në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa ka shtuar se nuk ka qenë dëshmitar okular në ngjarje.

Fevziu: Që prej 22 vitesh emri juaj është përmendur vazhdimisht se do thirreni si deshmitar….

Berisha: Së pari e vlerësoj faktin që i rikthehehni vrasjes së shekullit siç e quajtët ju, do ta quaj aktin politik kriminal më të rëndë në historinë kombëtare, duke patur parasysh faktin se Azem Hajdari është pjesë e atij revolucioni që solli pluralizmin në Shqipëri.

Në këtë kontekst, nga momenti i aktit të tij deri në ditët e sotme, ata që humbëm pushtetin e tyre terrorist qëndrojnë me gjithë fuqitë e tyre siç qëndruan pas atentatit.

Fevziu: A jeni thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar?

Berisha: Nuk jam thirrur në mënyrë absolute kurrë në jetën time, as në gjykatë dhe as në prokurori.

Fevsiu: Përse është thënë që jeni thirrur mbi 50 herë?

Berisha: Unë në mënyrë kategorike nuk kam marr në jetën time fletëthirrje. Nuk ka një media, një organ që të vërtetojë të kundërtën e kësaj që them unë.  Fatos Klosi dhe ish -bashkëpunëtori i sigurimit të shtetit Arben Rakipi bënin lojë dhe bënin skupe sepse s’më thërrisnin dot, për 2 fakte: e para që unë do t’u bëja pretencë politike atyre dhe e dyta unë nuk isha dëshmitar okular zotëri.

Unë kisha qenë në zyrë dhe çfarëdo që të dëshmoja unë nuk sillte dot fuqinë e një prove pa u verfikuar. Së treti vetëm në harkun kohor 12 orë, atë ditë unë kam bërë 3 konferenca shtypi pa llogaritur prononcimet e përditshme. Çdo informacion që unë disponoja, unë e bëja publik. Unë kam publikuar çdo të dhënë që ka ardh.

Fevziu: Ju keni dhënë një herë e vrau Nano, një herë Klosi, një herë Gjinushi?

Berisha: Çfarë ishin banda terroriste e Haklajve? Ishte ajo një bandë e zakonshme? Jo zotëri, ishte një bandë shtetërore me spaleta, kapiten, major, nënkolonel e të tjerë. Bandë ishte dhe Zani Çaushi, edhe Gjolek Malaj, por nuk u bënë shefa komisariati.

Vrasësit Haklaj morën komisariatin për t’u hakmarrë në emër të regjimit që u përmbus në Tropjë nga Azem Hajdari e të tjerë. E vrau shteti Azem Hajdarin. Tani vijmë, pse unë jam akuzuar: Së pari ne kemi patur një informacion se vrasësit e Azem Hajdarit atë ditë kanë pritur në aeroport Fatos Nanon.

Fevziu: Kjo nuk është vërtetuar kurrë.

Berisha: Kjo nuk mund të ishte një e dhënë e kotë. Por pse unë e akuzova Fatos Nanon?  Sepse pas vrasjes ne i kemi ndjekur me degët tona vrasësit dhe bandat terroriste. Nga Lapraka gjer në Bajram Curr asnjë postbllok policie. Ne na u tha se kemi njoftuar të gjithë postblloqet t’i ndalojnë. Ne na thanë se shefi i komisariatit të policisë dhe shefi krimeve kanë ekzekutuar Azem Hajdarin. A kishte lidhje shefi i shërbimit informativ me vrasjen?

Fevziu: A ju kishte vënë në dijeni Azem Hajdari që kërkohej të vritej nga Haklajt?

Fevziu: Azem Hajdari kërkohej të vritej nga shteti. Vetëm një gjë do t’ju them shqiptarëve. Janë përpjekur ta paraqesin si një sherrnajë, por Azem Hajdari, familja dhe rrethi i tij nuk kanë patur kurrë, gjer ditën që është vrarë, as edhe nje sherr më të vogël me bandën kriminale të Haklajve./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë
Aktualitet

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë

31 Dhjetor, 2025 1:18 pm
Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit
Aktualitet

Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

31 Dhjetor, 2025 11:56 am
Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor
Bota

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

31 Dhjetor, 2025 11:31 am
Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj
Bota

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj

31 Dhjetor, 2025 9:56 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

31 Dhjetor, 2025 8:12 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

31 Dhjetor, 2025 8:11 am
Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve
Bota

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

30 Dhjetor, 2025 10:41 pm
EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur
Kronikë

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

30 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

30 Dhjetor, 2025 9:00 pm
Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi
Bota

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

30 Dhjetor, 2025 7:49 pm
Para
Hajdari rrëfen çastet e fundit me të atin: Ishim në një kafe, babi…

Hajdari rrëfen çastet e fundit me të atin: Ishim në një kafe, babi...

Video/ Si u qëllua Azem Hajdari, fjalia e vrasësit: U takuam edhe një herë

Video/ Si u qëllua Azem Hajdari, fjalia e vrasësit: U takuam edhe një herë

Horoskopi, 6 dhjetor 2019

Horoskopi, 29 shtator 2020
















TE FUNDIT

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Familja i jep forcë shoqërisë sonë
31 Dhjetor, 2025

Presidenti Bajram Begaj ka uruar për Vitin e Ri 2026 përmes një videomesazhi ku lartëson vlerat e familjes dhe forca...

Lexo më shumë

Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit

Kategoritë që përfitojnë nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit
31 Dhjetor, 2025

Është publikuar vendimi për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve. Me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli...

Lexo më shumë

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor

Mbërrin 2026! Festohet Viti i Ri në ishullin e vogël në Paqësor
31 Dhjetor, 2025

Ishulli i vogël i Kiritimati, u bë vendi i parë në Tokë që priti Vitin e Ri 2026. Ishulli është...

Lexo më shumë

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj

Zvicër, ushtria do të rrisë shpenzimet për të modernizuar forcat e saj
31 Dhjetor, 2025

Ushtria e Zvicrës po planifikon zgjerim të madh të shpenzimeve të saj për kërkim dhe bashkëpunim më të ngushtë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com