Ish-kryeministri Sali Berisha sapo kanë votuar për shkarkimin e kreut aktual Lulzim Basha.
Berisha u afrua pranë kutive për të votuar kur shumica e delegatëve kanë hedhur tashmë votat për shkarkimin e Bashës.
Pasi ka hedhur voton e tij në kuti, Berisha ka përshëndetur me ngritjen e dy gishtave. Ndërsa ditën e sotme pritet edhe të bëhet numërimi i votave, për të kuptuar nëse ata kanë votuar për largimin ose jo të kreut aktual të PD, Lulzim Basha.
Kujtojmë se Berisha thirri Kuvendin e PD-së, për të shkarkuar Lulzim Bashën nga detyra e kryetarit, ndërsa ka deklaruar se do të kandidojë për drejtues të kësaj partie.
Ndërsa nuk dihet se si do të reagojë selia blu dhe kryetari i saj ndaj këtij votimi, do e njohë atë apo jo./Opinion.al