Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Veliaj është propozuesi për inceneratorin e Tiranës, Rama është pronari

2023/07/18 at 1:24 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Veliaj është propozuesi për inceneratorin e Tiranës, Rama është pronari

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për çështjen e inceneratorëve.


Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se pronarët e vërtetë të inceneratorëve janë Rama dhe Veliaj të cilët sipas tij, kanë abuzuar me miliona euro të buxhetit të shtetit.

Berisha thotë se provohet me dokumente se Veliaj ka qenë personi që inicioi ndërtimin për inceneratorin e Tiranës jo si investim publik,m por privat.

Sipas ish-kryeministrit, Rama dhe Veliaj u hapi rrugë procedurave të inceneratorëve për të përfituar miliona euro së bashku me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.

“Erion Veliaj, së bashku me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin janë pronarë apo aksionerë kryesorë të djegësit të Tiranës. Shtojmë këtu se afera e djegësit të Tiranës, për të cilin janë shpenzuar 104 milionë dollarë gjer më sot dhe nuk është ndërtuar asgjë, shkon si vjedhje në 30 vite rreth 680 milionë euro, apo mbi 10 herë më e madhe se vjedhjet me djegësin e Elbasanit dhe Fierit të marra së bashku. Erion Veliaj provohet nga dokumente zyrtare se është iniciatori i propozimit të djegësit të Tiranës, jo si investim publik siç është djegësi i Elbasanit dhe Fierit, por si koncesion privat për arsyen e vetme se Rama, Veliaj dhe Agaçin donin që këtë sipërmarrje të tyre ta vilnin dhe milnin jo për 7 apo 10 vite, por fiks për 30 vite, madje siç është me koncesione, me mundësi zgjatje pas 30 vitesh. Pra, mendonin edhe për pasardhësit e pasardhësve të tyre. Sepse vetëm me afatin 30-vjeçar, ata do mund të inkasonin në ndërmarrjen e tyre 680 milionë euro. Erion Veliaj është pronar kryesor bashkë me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin, sepse ai për t’i hapur rrugën koncesionit të sipërmarrjes së tyre kaloi te Mërtiri dhe Zoto, ndërmarrjen Eko Tirana, në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Erion Veliaj së bashku me Ramën dhe Agaçin janë pronarët kryesorë të djegësit të Tiranës, Lali Vjedhësi i drejtohet katër herë me letra, Ministrisë së Financave, që t’ia aprovojë kalimin në koncesion të djegësit të Tiranës. Ish-ministri Shkëlqim Cani e refuzon në mënyrë të prerë. Pas tij, e refuzon 3 herë të tjera Arben Ahmetaj dhe herën e katërt, Ahmetaj lan duart si Pilati, kur i shkruan ‘no koment’ se kjo është kompetencë e qeverisë vendore. Erion Veliaj është pronar dhe i inkriminuar gjer në vesh në aferën e djegësit të Tiranës, sepse ai arrin gjer aty sa firmos shkresa në emër të Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe të Këshillit të Qarkut të Tiranës, në një kohë kur këto këshilla nuk ishin mbledhur ndonjëherë. Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë ai nuk mund të firmoste pasi në Kushtetutë, këto këshilla kanë kryetarin e tyre dhe si të tilla është kryetari i tyre dhe jo i bashkisë, ai që firmos dokumentet. Erion Veliaj është pronar kryesor me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin sepse për djegësin e Tiranës ka ndodhur mashtrimi më i madh në historinë e prokurimeve apo koncesioneve, jo vetëm në Shqipëri, por besoj se në planet. Sipërmarrjen e tyre, të quajtur Integrated Energy BV, Veliaj-Rama dhe Agaçi e kuotojnë me 8 pikë, në një kohë kur ajo nuk ekzistonte kundër, përveçse në mendjenme tyre. Kjo kompani më 7 dhjetor 2016, do merrte 8 pikë për djegësin e Tiranës, kur ajo nuk ishte e regjistruar në asnjë institucion të shtetit shqiptar. Për këtë çështje, ministrja Ermonela Felaj i drejton një shkresë zyrtare kryeministrit të vendit, ku i thotë se kjo nuk mund të bëhet, ky bonus nuk mund të jepet se kompania nuk ekziston mbi dhe. Por mendja ekzistonte në mendjen e Rama-Veliaj dhe Agaçi dhe asaj iu dhanë bonuset. Vetë kompania u regjistrua tetë muaj më vonë, një ditë përpara se Rama dhe Agaçi ta shpallnin fituese të koncesionit të Tiranës. Erion Veliaj, Edi Rama dhe Engjëll Agaçi janë autorë kryesorë dhe hajdutë kryesorë, pronarë të djegësit të Tiranës. A mund të imagjinojë një njeri, që sot pas 6 vitesh dhe shpenzimeve të 104 milionë eurove nga taksapaguesit dhe sektorit privat për këtë djegës, nuk është ndërtuar asnjëri nga objektet e tij. Megjithatë, Erion Veliaj taton qytetarët e Tiranës me tarifën 29 euro. Tarifë kjo në kundërshtim flagrant me kontratën”,-tha Berisha./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Bota

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

14 Maj, 2025 6:04 pm
“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!
Aktualitet

“Procesi është finalizuar në 58 KZAZ”,Celibashi:Kandidatët të rrinë larg numëruesve!

14 Maj, 2025 5:40 pm
Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson
Politikë

Përfundon numërimi i votave preferenciale në Pogradec, ja cili kandidat kryeson

14 Maj, 2025 5:32 pm
Para
Motoskafi merr flakë në mes të detit në Shëngjin

Motoskafi merr flakë në mes të detit në Shëngjin

Ahmetaj nën hetim nga SPAK për 3 akuza: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash

Kontrolle dhe sekuestro të 4 apartamenteve, Ahmetaj: Sot u bë raprezalja në familjen time

“Dosja 339”/ Vangjush Dako thirret në Prokurori, çfarë zbuluan përgjimet

Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, Apeli lë në burg Vangjush Dakon
















TE FUNDIT

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të fitores, bëri një dedikim edhe për nënën e tij, Aneta Ramën, e...

Lexo më shumë

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
14 Maj, 2025

Nga sheshi ‘Skënderbej’, kryeministri Rama po mban fjalimin falënderues pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti...

Lexo më shumë

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama po mban në sheshin 'Skënderbej' fjlim e parë të fitores, pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit....

Lexo më shumë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
14 Maj, 2025

Teksa në Parkun Olimpik po vazhdon numërimi i votave të diasporës, përplasje mes partive politike për zarfat e ardhur nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com