Aktualitet

Berisha: Veliaj e degdisi Ballukun në Dibër, balancat janë spostuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:04 - 03/10/22 |
Opi Nion

Kreu i PD-së, Sali Berisha jashtë dyerve të Kuvendit është shprehur se Rama është në dy hetime ndërkombëtare. I pyetur nga gazetarët për zgjedhjen e Veliajt si kandidat për Tiranën në zgjedhjet lokale Berisha u përgjigj se nuk e beson që Rama ka konfirmuar Veliajn si kandidat në kryeqyetet.

Berisha ndër të tjera tha se balancat tanimë janë në favor të Veliajt, të cilin e cilëson si fatkeqësinë më të madhe të qytetit të Tiranës.

“A mund t’ju pyes se kush e konfirmoi, Rama-Veliajn apo Veliaj-Ramën. Rama është në dy hetime ndërkombëtare dhe kjo është e vërteta. Di që në këtë mes, unë nuk besoj atë që thatë ju se Rama konfirmoi Veliajn. Veliaj, jo presion, por siç e shihni, e vërteta është që mbetet Rama të konfirmohet nga Veliaj. Le të kthehemi tek beteja që nisi. Promovoi Ballukun si zgjedhjen e tij, Ballukun e degdisi në Dibër, Veliaj. Rama e solli për Tiranën Ballukun. Nisi betejën me kullat. Veliaj tha vazhdo, por i tha se katet janë të tua. Ajo çka ndodhi në pamje të parë, Veliaj e ktheu në një betejë kundër Ramës. Balancat janë spostuar në favor të një njeriu që është në kohëra fatkeqësia më e madhe e qytetit të Tiranës”-tha Berisha.

Pas