Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha uron shqiptarët: Shqipëria e 2025 do të jetë Shqipëria e qytetarëve të lirë!

2024/12/31 at 5:16 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha uron shqiptarët: Shqipëria e 2025 do të jetë Shqipëria e qytetarëve të lirë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar të gjithë shqiptarët gëzuar Vitin e Ri 2025.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se Shqipëria e 2025 do të jetë Shqipëria e qytetarëve të lirë, e lirive të respektuara dhe të drejtave të tyre.

Urimi i plotë:

Të dashur qytetare dhe qytetarë shqiptarë! Pak orë na ndajnë nga Viti i Ri 2025, ndaj dhe nga zemra ju uroj ju, kudo që festoni sonte: në vatrat tuaja familjare, tek miqtë, shokët, në klube, restorante, në udhëtime, apo në spitale dhe institucionet e vuajtjes së dënimit, Gëzuar Vitin e Ri 2025! Kjo natë magjike pritet dhe festohet me shpresë të madhe për mbarësi dhe të mira në vitin 2025. Në të vërtetë, viti 2025 nis me një ndryshim të madh.

Në Washington, pas tre javësh inaugurohet pushteti i ri i Presidentit, Donald Trump, i dalë nga zgjedhjet presidenciale. Rikthimi në pushtet i presidentit Trump shënoi bllokimin e triumfit të ekstremit të majtë në SHBA. Bllokoi një agresion të vërtetë ndaj identitetit njerëzor, gjinisë, e pse jo dhe familjes. Por viti 2025 pritet të jetë gjithashtu një vit paqeje, në të cilin konfliktet e ndezura të shuhen. Pra, pritet një vit plot shpresa kudo në botë.

Po kështu, dhe në Shqipëri dallga e këtyre ndryshimeve nuk mund të përjashtojë Shqipërinë dhe shqiptarët. Shqipëria nuk mund të qëndrojë më vendi i qytetarëve që largohen masivisht prej saj. Nuk mund të qëndrojë më vendi i qytetarëve më të keqpaguar në Europë. Nuk mund të jetë Shqipëria më vendi ku nxënësit e shkollave vriten në derë të shkollës. Ku tritoli çan dyert e banesave, pasiguria është në shkallën më të lartë, dhe varfëria troket në çdo derë. Shqipëria e vitit 2025 nuk mund të jetë Shqipëria e dhunës dhe terrorit ndaj opozitës, e burgosjes së liderëve të saj dhe deputetëve të saj. Nuk mund të jetë Shqipëria e izolimit, e censurës, e ndalimit të mediave sociale. Por do të jetë Shqipëria e qytetarëve të lirë, e lirive të respektuara dhe të drejtave të tyre.

Shqipërinë e 12 viteve që lamë pas e vuajtën shumë në tërësi shqiptarët. E vuajti rinia shqiptare, sepse ëndrrat e saj u bënë të pamundura për t’u realizuar në vendin e tyre. E vuajtën qytetarët e këtij vendi që u zhytën gjithnjë e më shumë në varfëri. Pensionistët, që prekën mjerimin me pensionet e tyre. E vuajtën fermerët shqiptarë, që panë ekonomitë e tyre të falimentojnë në qindra dhe mijëra raste. E vuajtën nënat, motrat, gratë shqiptare.

Këto 12 vite kanë qenë vërtet të mundimshme e sfilitëse për shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Dhe ato, në një mënyrë ose një tjetër, mund të kenë venitur edhe shpresat. Por kurrë nuk duhet të harroni se ne jemi shqiptarë dhe mësimi i madh i ekzistencës sonë është se për ne nuk ka gjëra të pamundura.

Ndaj dhe, le të bashkohemi që në vitin 2025, që koinçidon me 20-vjetorin e ardhjes së dytë në pushtet të Partisë Demokratike, të krijojmë një front të gjerë në mënyrë që të firmosim së bashku rotacionin, të firmosim së bashku ndryshimin, të rikthehemi në rrugën e demokracisë, begatisë dhe integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Është radha jonë! Është radha jonë! Është radha jonë! Gëzuar Vitin e Ri 2025! Fitore!

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Para
Hakerët kinezë sulmojnë Departamentin Amerikan të Thesarit

Hakerët kinezë sulmojnë Departamentin Amerikan të Thesarit

2024, një vit zgjedhor që përmbysi partitë në pushtet në shumë vende të botës

2024, një vit zgjedhor që përmbysi partitë në pushtet në shumë vende të botës

Ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezën festive të Vitit të Ri

Ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë në tryezën festive të Vitit të Ri

TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
6 Qershor, 2025

Sherri online mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta të rivalëve politikë të dyshes. Ish-presidenti rus,...

Lexo më shumë

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
6 Qershor, 2025

Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi Uashingtoni ka sanksionuar katër gjyqtarë të këtij institucioni. Sllovenia ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com