Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për natën e Kadrit në këtë muaj të Ramazanit.
“Të gjithë besimtarëve qe kanë agjëruar sot për natën e Kadrit ju uroj nga zemra që Zoti i gjithëmëshireshëm t’ ju ketë pranuar agjërimin, sakrificën dhe lutjen për fat të mbarë për ta dhe familjet tyre. URIME!”, – shkruan Berisha në rrjetin social Facebook.