Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar pasi SPAK lëshoi urdhër-arresti ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facbook”, teksa publikon denoncimin e ardhur nga një qytetar, Berisha thotë se gjykatësi e ka firmosur para 4 ditësh urdhërin e arresit të Dakos, por ka qenë kryeministri Rama që e ka bllokuar atë.
Postimi i Sali Berishës
Gjykatësi firmosi para 4 ditësh urdhërin e arresit të Dakos.
Rama e bllokoi atë!
Gjushi mbahet në burgun e të privilegjuarve!
Pershendetje doktor. Asnje nuk e trajton se pse vendimi i arrestit eshte nxjerre te premten me firmen e gjyqt. Kurse Ekzekutimi behet pas 4 ditesh. Kush e bllokoi? Sigurisht Rama!Kompromis? Ne burgun e Dr eshte bere gati dhoma tek sektori shendetësor. Perderisa po hetohen nga Spaku duhet te qendrojne ose tek 313 ose 302. Ai sektor po behet burgu i VIP -ve dhe te kujton paraburgimin e Eskobarit ku ishte ky qe i percaktonte kushtet….miqesisht.