Politikë

Berisha: U futën në Shqipëri ilaçet serbe që nuk kishin standarde



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:42 - 14/06/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e sotme një tryezë diskutimi me mjekët për të folur mbi problematikat në sistemin shëndetësor.

Berisha iu bëri thirrje mjekëve që të ngrihen për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës, duke përdorur influencën e tyre për të rrëzuar qeverinë.

Sali Berisha: Shpreh para jush bindjen time të thellë se kushti i të gjitha kushteve për t’i dhënë një përgjigje problematikave të mëdha të mjekëve është angazhimi bluzave të bardha në një lëvizje të fuqishme kundër kësaj qeverie. Ky regjim bazohet në vjedhje e korrupsion. Vjedhin të sëmurët, ilaçet, çdo gjë, prandaj nuk i respektojnë mjekët. Shpresoj shumë tek ju dhe jam i bindur se bashkërisht do bëjmë gjithçka për të ndërruar këtë qeveri, këtë sistem, është sistem monist. Mjekët janë njerëz me influencë, përdorni influencën për të qartësuar përndryshe dëshpërimi do rrënojë shoqërinë shqiptare.

Kreu i PD tha se ka vendosur ligj kur ishte në qeveri që në Shqipëri do hynin ilaçe që tregtohen vetëm ne vendet e BE, pasi ishin të sigurta. Por, sipas ish-kryeministrit ligjin e hoqi Vilma Nushi për të cilën tha se përfaqësonte ndërmarrjen farmaceutike publike të Beogradit.

“Vilma Nushi e hoqi, përfaqësonte ndërmarrjen farmaceutike publike të Beogradit dhe duhet të futeshin ilaçet serbe që nuk futeshin dot, sepse nuk kishin standarde për tu tregtuar në BE. U hoq ligji dhe Vilma Nushi u shndërrua në oligarkun, pastaj mori edhe check up-in, etj. Shpreh para jush bindjen time të thellë se kushti i të gjitha kushteve për t’i dhënë një përgjigje problematikave të mëdha të mjekëve është angazhimi bluzave të bardha në një lëvizje të fuqishme kundër kësaj qeverie.”-tha Berisha.

Pas