Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Tritoli në shtëpinë e Dukës, iu besua bandave të Shijakut

2022/01/25 at 10:10 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Erdogan kërcënoi qytetarët shqiptarë për Feton

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në derën e shtëpisë së kreut të FSHF-së, Armando Duka, shpërtheu një sasi tritoli.


Lideri historik i demokratëve e cilëson këtë ngjarje si një akt të mirëfilltë të terrorizmit shtetëror nga klani i kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të tij, Olsi.

“Në vend te votës, 60 plumba ne SMS, SKAPE dhe Tritol! Kjo nuk është republika moniste e Old Major-it te George Orewllit! Por kjo është narkorepublika moniste e Old Major-it te George Soros-sit! Tritoli ne derën e shtëpisë te Armand Dukes! Akt i mirëfilltë i terrorizmit shtetëror te klanit Edvin-Olsi Rama. Te dashur miq, një super skandal shpërtheu dy ditët e fundit ne fushatën zgjedhore te Federatës Shqiptare te Futbollit. Mediat njoftuan mbrëmë se ne derën e shtëpisë te Presidentit te Federatës Shqiptare te Futbollit, Armand Duka u vendos dhe shpërtheu një eksploziv i fuqishëm, tritol.Ky akt i mirëfilltë i terrorizmit shtetëror ndaj zotit Duka vjen si forme kulmore terrori ndaj tij i klanit te mafies shtetërore me te rrezikshme te Europes, Edvin dhe Olsi Rama. Ky klan mafioz meqenëse nuk sigurojnë dot votat për pushtimin ne zgjedhjet e 2 marsit te FSHF, ishullit te fundit qe nuk ndodhet ne pushtetin e tyre ka vendosur pushtojnë atë ‘manu militari’ qofte dhe me akte terroriste. Vendosja e Tritolit ne shtëpinë e Armand Dukes nga klani i mafies me te rrezikshme shtetërore te Evropës Edvin dhe Olsi Rama vjen pas një seri aktesh te tjera kriminale te ndërmarra per kete qellim ndaj tij nga ky klan.  Kështu, pas manipulimeve te hapura ne zgjedhjen e delegateve dhe ndërsimit te SPAKU-t te partisë nëpërmjet gjethes se tyre te fikut Erion Veliaj, linçimit nëpërmjet mediave te narkoqeverise, kërcënimit me mesazhe per ‘60 plumba’ne koke’ ne rastse nuk largohet nga detyra, këta mafioze te rrezikshëm urdhëruan dje paradite dërgimin e banditëve tatimor ne bizneset e presidentit te FSHF me qëllimin e vetëm për ti imponuar dorëheqjen”, shkruan Berisha.

Më tej, Berisha shkruan se Erion Veliaj me deklaratën e tij zbuloi autorin e vendosjes së tritolit në shtëpinë e Armand Dukes. Sipas tij Veliaj duke u shprehur se Armand Duka ka patur probleme me bandat e Shijakut, ka zbuluar kështu se detyra për vendosjen e tritolit i ishte besuar njërës prej këtyre bandave.

“Mbrëmë vone, pasi dështoi me te gjitha këto veprime te shëmtuara e primitive për ta detyruar Armand Duken te jepte dorëheqjen, Kreu i Meduzës kaloi ne një akt te mirëfilltë terrorist urdhëroi vendosjen ne darke te tritolit ne banesën e tij. Për vendosjen e Tritolit nga klani mafioz Edvin-Olsi Rama ( për llogari te tij) ne shtëpinë e Armand Dukes dëshmon deklarata e te keqpërdorurit te tyre Erion Veliaj, i cili fill pas lajmit për vendosjen e tritolit duket se zbuloi edhe dorësin e krimit duke thënë se Armand Duka ka patur probleme me bandat e Shijakut. Kjo do te thotë se detyra për vendosjen e tritolit i ishte besuar njërës prej këtyre bandave dhe sot apo ditët ne vazhdim do kemi dalezotesin, i cili publikisht do marre përsipër aktin terrorist kundër Armand Dukes natyrisht jo për qëllime elektorale por për sherre personale. Këto akte kriminale me te cilat vota e lire zëvendësohet me manipulim te hapur, fushate te hapur mediatike linçimi, 60 plumba ne zarf ( ne SMS) fallanga narkotaksidaresh ne biznese dhe se fundi tritol tek dera e shtëpisë se presidentit te FSHF te denja për republikën moniste te Old Major-it George Orwell-it por po ndodhin 72 vite pas vdekjes se autorit, ne Shqipëri, republikën e Old Majorit te George Soros-it apo narkoshtetin e parë dhe te vetëm ne Evropë. Duke dënuar këtë akt te shëmtuar te terrorizmit shtetëror te klanit Edvin dhe Olsi Rama, u bej thirrje UEFA-s dhe FIFA-s te ndërhynë me urgjence për te shpëtuar Federatën Shqiptare te Futbollit nga ky klan mafioz qe kërkon te shndërroje ketë federate ne megalavatriçe te konteinerve me euro te trafikut te kokainës qe ai kontrollon. U bëj thirrje këtyre organizatave te respektuara të kërkojnë hetim ndërkombëtar për aktin e terrorizmit shtetëror ndaj presidentit te FSHF dhe aktet e tjera te narkoqeverisë shqiptare për pushtimin e FSHF dhe vendosjen e monizmit absolut ne Shqipëri”, shkruan Berisha.

Për ngjarjen gjatë mbrëmjes së djeshme dhe përgjatë mëngjesit të sotëm janë shoqëruar disa persona, por më pas janë lënë të lirë. Autoritetet kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në mënyrë që të identifikojnë autorin./Opinion.al

Etiketa: berishashtëpia e Armand Dukëstritol


Ju sugjerojmë

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
Aktualitet

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 6:43 pm
SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
Bota

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

14 Nëntor, 2025 5:42 pm
Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Bota

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025 4:41 pm
Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
Aktualitet

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

14 Nëntor, 2025 4:25 pm
BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Aktualitet

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 3:52 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

14 Nëntor, 2025 3:48 pm
GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja
Kronikë

GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja

14 Nëntor, 2025 3:39 pm
Atentati në Rinas, autorët dyshohet se përdorën disa automjete në vendngjarje
Kronikë

Atentati në Rinas, autorët dyshohet se përdorën disa automjete në vendngjarje

14 Nëntor, 2025 3:38 pm
SHBA shpall 4 grupe si organizata terroriste në Europë
Bota

SHBA shpall 4 grupe si organizata terroriste në Europë

14 Nëntor, 2025 3:06 pm
Para
Kupa e Afrikës, të paktën 8 të vdekur nga shtypja e turmës në Kamerun

Kupa e Afrikës, të paktën 8 të vdekur nga shtypja e turmës në Kamerun

‘President kombëtar’/ Ambasada Amerikane: Të zhgënjyer nga deklarata e Ramës

Ambasada amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin: I kemi dhënë Rusisë dy rrugë

Basha uron Ramën: Pleqëri të mbarë, Shqipërisë mos i ardhtë më një njeri si ti

Raporti i Transparency International/Basha: Rama e mban Shqipërinë në vendnumëro
















TE FUNDIT

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
14 Nëntor, 2025

Industria muzikore në Mbretërinë e Bashkuar regjistroi vitin e kaluar një ndikim ekonomik prej rreth 8 miliardë paund, me Dua...

Lexo më shumë

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë

Fondi Global Lider në Cybersecurity dhe AI Viziton Shqipërinë
14 Nëntor, 2025

Faza e parë e vizitës në Ballkanin Perëndimor nga një delegacion i nivelit të lartë i Evolution Equity Partners  –...

Lexo më shumë

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit

SHBA miraton shitjen e parë të armëve Tajvanit
14 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen e parë të armëve Tajvanit që nga rikthimi i presidentit Donald Trump në pushtet...

Lexo më shumë

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
14 Nëntor, 2025

Nga nxënësit e shkollave fillore deri te të moshuarit: Polonia po i fton qytetarët e saj të marrin pjesë në trajnime dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com