Ish-kryeinistri Sali Berisha, me anë të një statusi ka reaguar në lidhje me arrestimet e bujshme që u kryen ditën e djeshme në Shkodër. Sipas tij, këto arrestime janë fasada dhe skema të policisë, pasi personat në fjalë do lirohen dhe më pas do i kërkohet edhe ndjesë.
Statusi i plotë:
Shkodra ka memorje, nuk mashtrohet!
Per arrestimet qe u bene dje pas takimit te opozites, Shkodra thote:
I arrestuan miqte e tyre per t’i liruar dhe kerkuar ndjese siç i kane arrestuar dhe liruar dhe kerkuar ndjese para 6 muajve, para 9 muajve, para 12 muajve! sb