-U tha në Opinion

Berisha tregon takimin me Metën: Pragmatik, tha se ishte tradhtuar nga partitë e mëdha



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:13 - 13/10/22 |
el ida

Ndërsa ka folur për zgjedhjet lokale dhe mënyrën se si do funksionojë me partitë e tjera dhe primaret, kryetari i PD Sali Berisha është pyetur edhe për bisedimet me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha tha se ka rakorduar me Metën dhe se ky i fundit synon të fushatojë më shumë këshillat bashkiakë. Ai tha se në biseda, Meta është shfaqur pragmatist, por pohoi se beson që do të ketë një marrëveshje me të.

Pjesë nga intervista

Fevziu: A keni rakordouar me Partinë e Lirisë?

Meta: Plotësisht, zoti Meta është plotësisht me primaret.

Fevziu: Do ketë kandidat të Partisë së Lirisë në primare?

Berisha: Nëse do ketë kandidatë të Partisë së Lirisë, do përcaktohet bashkia.

Fevziu: Dhe nuk do ketë primare në atë bashki?

Berisha: Unë them që do ketë.

Fevziu: Çfarë ju ka thënë zoti Meta?

Berisha: Në fakt ishte shumë pragmatik.

Fevziu: Nuk është se nuk shquhet për këtë gjë.

Berisha: Është me tezën që sa herë kemi kërkuar bashki të mëdha jemi tradhtuar nga partitë e mëdha. Për socialistët e kishte të drejtë në fakt. Ai kishte ndër mend të fushatonte fort për këshilalt bashkiake./Opinion.al

Pas