Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se tashmë ka hapur dhe një llogari të tijën në rrjetin social në Tik-Tok.
Në emisionin “Opinion”, kryedemokrati ka shpjeguar pse ka hapur këtë llogari në rrjet social ku mund të postosh video.
Blendi Fevziu: Tik-toku ç’tu desh? Në Fcebook e mbaj mend kur keni yrë, në Instagram e mbaj mend kur u futët, besoj dy vitet e fundit, por TikTok-u ç’ju desh?
Sali Berisha: TikToku është so më i preferuari në mediat sociale i adoleshentëve dhe moshës afër adoleshencës.
Blendi Fevziu: Ç’interes kanë për politikën për të qenë i sinqertë?
Sali Berisha: Pavarësisht nga interesi i tyre për politikën, komunikimi me ta është shumë i rëndësishëm. Nuk synoj të vendos një komunikim politik me ta, por synoj që të kem një komunikim politik si një pjesë shumë e rëndësishme e rinisë shqiptare.
Berisha u shpreh se ka qenë ide e tij hapja e një llogarie në rrjetin social TikTok, por është shtyrë për shkaqe të ndryshme. Berisha theksoi më tej se pasioni për teknologjinë e ka shoqëruar për dekada.