Gjatë konferencës së gjatë për shtyp, ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka kursyer e thumbat për Lulzim Bashën.
Ky i fundit gjithashtu ndodhej në selinë blu, në një sallë tjetër ku po zhvillonte mbledhje me mbështetësit e tij demokratë.
Berisha tha se Basha është njeriu i karrigeve ndërsa ai vetë është i pasioneve.
“Ju garantoj se pas themelimit të PD-së në vitin 1990 dhe aktivit të saj kombëtar, ky kuvend ishte më perëndimor në rrafshin e vlerave që sanksionoi në kushtetutën e PD-së. Jehona e këtij kuvendi, siç ishte unik në llojin e tij, është e jashtëzakonshme në çdo zemër shqiptari, të të gjithë atyre që duan liri. Ju informoj me kënaqësi se personalitetet më të respektuara të krahut konservator në Europë dhe në botë shprehën përgëzime për demokratët shqiptarë. Shpreh kënaqësinë për zhvillimin në Shqipëri dhe gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar ngushtësisht me PD-në e rithemeluar në kuvendin e jashtëzakonshëm në të saj, në mënyrë që PD-ja të përmbushë misionin e saj të madh. Basha është njeriu i karrigeve, unë jam i pasionit”,-u shpreh Berisha.