Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha thirrje qytetarëve të Matit: Mos votoni kandidatët e “rivdekjes”

2023/03/22 at 6:40 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha thirrje qytetarëve të Matit: Mos votoni kandidatët e “rivdekjes”

Nga Mati, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Mat, Skëndër Gjuci, për zgjedhjet e 14 Majit.


Berisha gjatë fjalës së tij, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për Gjucin, teksa u ka bërë thirrje që të mos votohen kandidatën e PD, të cilët i ka quajtur “kandidatët e mafias shtetërore” dhe të “rivdekjes”.

Akuza ndaj qeverisë ka patur për nivelin e pagave në vendin tonë, duke theksuar  se në vitin 2013, qytetarët shqiptarë kishin rrogat më të larta në Ballkan.

“Më 14 Maj qytetarët e Matit dhe mbarë Shqipërisë janë të ftuar të votojnë, të shprehin besimin e tyre për kandidatët që ata vlerësojnë më shumë. Në këtë kontekst unë dua të theksoj se kandidatët që paraqesim kësaj here si aleanca ‘Bashkë Fitojmë’ janë kandidatët e parë në historinë e këtij vendi, që nuk emërohen nga kryetari apo kryesia e PD-së, por që janë përzgjedhur dhe votuar nga ju, dhe ju garantoj se kjo është norma, standardi më i avancuar i lirisë për një forcë politike. Kjo është mënyra më e përgjegjshme, më transparente për të vendosur në drjetim në qeveri vendore, parlament, parti njerëzit që ju vlerësoni më shumë. Një vit e gjysëm më parë dhe në këtë sallë dhe në çdo takim, demokratët kishin një kërkesë; ti emërojmë ne dhe të mos na i emërojë kryesia e partisë në Tiranë, përfaqësuesit tanë.  Jam i kënaqur që vij këtu sot para jush me këtë kërkesë legjitime plotësisht të plotësuar. Çfarë do përpjekje që u bënë unë ju garantoj ju se kam qëndruar në anën tuaj dhe tek po vija lexova mesazhin e një demokrati, i cili më falënderonte, më tha se; u tregove stoik për primaret dhe na nderove ne si demokratë. Kjo është e vërteta, ishte si një praktikë e parë, një praktikë që u zhvillua në mënyrë të shkëlqyer, në të cilën ju treguar një shkallë të lartë politike, formimi politik, një vlerësim të madh për lirinë dhe sot ne shkojmë ballë hapur para të gjithë zgjedhësve, demokratë, socialistë, pa parti, me Skënder Gjucin, Bedri Hoxhën, Ismail Ukën dhe me çdo kandidate dhe kandidat në Shqipëri. Ndaj dhe ju ftoj të bëjmë gjithçka, natën ditë, të derdhim djersë dhe të sakrifikojmë për të mbrojtur vlerat e kandidatëve tanë, për të promovuar kandidatët tanë, për të bërë gjithçka për fitoren e tyre. Fitorja e tyre është fitore e lirisë, është fitore e gjithsecilit prej jush, është fitore e idealeve tuaja, e një Shqipërie që nuk pranon monizmin, e një Shqipërie që beson tek vetja dhe e ardhmja. Mos votoni kandidatët e mafies shtetërore, secili është me dosje për burg sepse me dosje për burg është Rama sepse ka firmosur me dorën e tij pam-pam-pam dhe fap-fap për 3 djegësa në kundërshtim flagrant me ligjin sepse firmosi për veten dhe arabin e tij, aferën e Portit të Durrësit, 5 miliardë Euro. Mos votoni kandidatët e “rivdekjes” sepse janë të gjithë për burg sepse për burg është Edi Rama, është McGonigal, Rama është McGonigal tej Atlantikut. Janë firmat e tij që faktojnë se vendosen vetëm për të vjedhur vetë me klanin e tij, Me Agaçin, Ahmetajn e Veliajn. Këto zgjedhje janë vërtetë vendore për qeveritarët vendorë, por këto zgjedhje kanë një rëndësi të jashtëzakonshme, kanë atë rëndësi që kanë pasur zgjedhjet e viteve 1990, sepse ne njësoj si në vitet ’90, përballemi me një monizëm të dytë të pamëshirë, me një monizëm i cili po shkatërron, rrënon këtë vend, shkreton këtë komb. Në histori ju e dini, dramat më të mëdha të kombeve, pushtimet më të egra të kombeve kanë qenë monizmat dhe ajo që ne pamë si shqiptarë në diktarurën moniste, ishte monizmi më i pamëshirshëm i Europës. Ai monizëm bazohej në doktrinën Marksiste-Leliniste, por sot Edi Rama ka 10% më shumë pushtet se diktatori i fundit komunist në 1991. Sot Edi Rama kontrollon çdo pushtet në këtë vend, sot Edi Rama qeveris duke mos respektuar asnjë ligj, asnjë normë, asnjë standard, asnjë vendim. Sot Edi Rama e ka shndërruar qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale, e cila nga njëra anë vjedh çdo orë, çdo ditë, çdo natë, çdo javë, çdo muaj, fondet publike, pasuritë publike të shqiptarëve dhe nga ana tjetër trash çdo orë, çdo ditë e më shumë lidhjet me krimin, mafian dhe drogën. Të gjitha këto së bashku kanë tjetërsuar Shqipërinë për shqiptarët. Të gjitha këto së bashku kanë bërë që shqiptarët të mos ndihen më si në vendin e tyre, por të largohen dhe vetëm të largohen. Sot kemi me rrogën më të ulët në Ballkan dhe Europë. Sot rrogat në Shqipëri janë 30-50 % më të ulëta se në Kosovë. Sot çdo pensionist ka një pension me fuqi blerëse, të paktën 30% më të ulët se sa në vitin 2013 për shkak të rritjes së çmimeve. Sot çdo rrogëtar, ka një rrogë me fuqi blerëse të paktën 30% më të ulët se sa në vitin 2013 për shkak të rritjes së çmimeve. Pra sot ka një varfëri të frikshme në rritje. Edhe në 2013 nuk ishim të pasur, por kishte një varfëri në zvogëlim, jepte shpresë se çdo vit do të ishim më mirë. Dhe të gjitha mundësitë, absolutisht çdo mundësi ekzistonte që çdo vit të ishim më mirë, të ngjiteshim më lart, që çdo vit të rriteshin rrogat dhe pensionet, çdo vit të përmirësohej më shumë infrastruktura juaj, shkollat, spitalet, rrugët, vaditja dhe çdo gjë tjetër.  Por kjo nuk ndodhi. Nuk ndodhi sepse fondet vidhen, sepse erdhi në pushtet një sekt që ka vjedhur shqiptarët sa kurrë ndonjëherë një regjim i huaj apo vendas në historinë e tyre. Erdhi në pushtet një regjim i cili vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh në çdo punë publike nga 70-90 % shumvave”,-tha Berisha./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…
Kryesore

Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…

2 Korrik, 2025 7:56 pm
Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!
Kryesore

Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!

2 Korrik, 2025 7:43 pm
Kriza institucionale/ Kurti zotohet për angazhim, partitë kërkojnë votim të hapur
Rajoni

Kriza institucionale/ Kurti zotohet për angazhim, partitë kërkojnë votim të hapur

2 Korrik, 2025 7:29 pm
Tjetër humbje në miqësore për Vllazninë
Sport

Tjetër humbje në miqësore për Vllazninë

2 Korrik, 2025 7:17 pm
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do armëpushim 60-ditor dhe jo të përhershëm?
Bota

Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do armëpushim 60-ditor dhe jo të përhershëm?

2 Korrik, 2025 6:47 pm
I armatosur dhe nuk iu bind efektivëve/Shoferi i shpëton,policia arreston pasagjerin
Kronikë

I armatosur dhe nuk iu bind efektivëve/Shoferi i shpëton,policia arreston pasagjerin

2 Korrik, 2025 6:39 pm
Koreja e Veriut dërgon 30 mijë trupa që të luftojnë për Rusinë
Bota

Koreja e Veriut dërgon 30 mijë trupa që të luftojnë për Rusinë

2 Korrik, 2025 6:22 pm
Ndryshimi i parë në qeveri pas zgjedhjeve
Aktualitet

Ndryshimi i parë në qeveri pas zgjedhjeve

2 Korrik, 2025 6:06 pm
Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit
Aktualitet

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

2 Korrik, 2025 5:52 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ Arrestohet një person, policia i gjen armë në makinë

2 Korrik, 2025 5:41 pm
Para
Akuzat për “vjedhje” të të dhënave, shefi i TikTok: S’kemi ndarë informacion me qeverinë

Akuzat për “vjedhje” të të dhënave, shefi i TikTok: S'kemi ndarë informacion me qeverinë

Kryeministri i ri britanik futet në “klubin” e liderëve shtatshkurtër

Urdhër-arrest për Putin, Gjykata Ndërkombëtare reagon pas kërcënimeve nga Rusia

Arrestohet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, për çfarë akuzohet

Arrestohet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, për çfarë akuzohet
















TE FUNDIT

Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…

Rama thirrje strukturave të qeverisjes vendore: Duhet t’u lutemi blegtorëve…
2 Korrik, 2025

Në përmbyllje të ditës së parë të dialogut për 'Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural', kryeministri Rama u ndal ndër të tjera edhe...

Lexo më shumë

Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!

Rama takim me fermerët: Duhet të pezullohet urgjentisht veprimtaria e AKU-së!
2 Korrik, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim me fermerët dhe sipërmarrësit në përmbyllje të Ditës së...

Lexo më shumë

Kriza institucionale/ Kurti zotohet për angazhim, partitë kërkojnë votim të hapur

Kriza institucionale/ Kurti zotohet për angazhim, partitë kërkojnë votim të hapur
2 Korrik, 2025

Derisa lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u zotua se do të angazhohet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, udhëheqësit...

Lexo më shumë

Tjetër humbje në miqësore për Vllazninë

Tjetër humbje në miqësore për Vllazninë
2 Korrik, 2025

Vllaznia ka pësuar një tjetër humbje në miqësore, gjatë fazën përgatitore në Slloveni. Pas disfatës 4-0 nga Olimpija Ljubljana një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com