Ish-Kryeministri Berisha duke folur në foltoren e Parlamentit u shpreh se Rama vendosi të largojë kreun e SHISH në kulmin e debatit për Tahirin dhe përfshirjen e tij në trafikun e drogës.
“Drejtori i Shërbimit në zbatim të ligjit dhe të Kushtetutës i raportoi disa here kreut të shtetit dhe Noriegës (Ramës) për revanshin e narko-shtetit. Zonja dhe zotërinj ka vetëm një rrugë një revolucion popullor. Revolucion për të rrëzuar Noriegën”, tha Berisha në Parlament.