Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha thirrje Benet Becit: Ke edhe 48 orë kohë, tërhiqu të të mbetet pak nder

2023/05/11 at 8:47 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha thirrje Benet Becit: Ke edhe 48 orë kohë, tërhiqu të të mbetet pak nder

Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar sot me qytetarët e Shkodrës, të cilëve u kërkoi që më 14 maj të votojnë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia.

Demokratëve shkodranë, Berisha u tha se drejtësia e kapur nga qeveria “Rama”, do çlirohet pas 14 majit.

 “Është nder i madh sot të vij këtu te ju për mbështetjen tuaj, për kryetarin e ardhshëm të bashkisë dhe kryetarin aktual, Bardh Spahia. T’u ftoj ju me 14 maj, në traditën tuaj më të shkëlqyer, në përkushtimin tuaj ndaj lirive, dinjitetit tuaj të Shkodrës, të votoni numrin 1. Është vota për pluralizmin politik, është vota për idealet tuaja, asnjë qytet, asnjë komunitet nuk ka sakrifikuar sa ju për pluralizmin dhe vlerat e tij. Merita juaj është se kurrë nuk ia kthyet shpinën, pavarësisht sakrificave që u detyruat të bënit. U ftoj që të votoni Bardh Spahinë, kandidatin e pluralizmit politik. Të votoni njeriun, që gjatë një periudhe të shkurtër që qeverisi, bëri gjithçka për të përmirësuar shërbimet, për të përdorur me transparencë të gjitha burimet e mundshme, bëri gjithçka për të ruajtur dhe mbrojtur dinjitetin e Shkodrës, emrin e saj të madh. Më 14 maj ne votojmë për qeveritë vendore, por ju garantoj ju se fitoren e 14 majit nuk do ketë forcë në botë që mund ta ndalojë pa i dhënë duart Edi Ramës në kohën më të shkurtër. Ai ka disa alternativa fatale për të, por unë dua që të jetë vota juaj, të jetë vota e shqiptarëve që do i japë ndëshkimin që meriton. Unë ju garantoj se kjo drejtësi, e kapur si në ditët më të zeza të diktaturës, do çlirohet pas 14 majit. Ne do bëjmë gjithçka që të drejtat e qytetarëve të mbizotërojnë. Më 14 maj është një ditë e dinjitetit tonë, është një ditë e integritetit tonë, e vokacionit tonë perëndimor”,-tha Berisha.

Berisha tha se rivali i Bardhit, Benet Beci ka dhe 48 orë kosh që të tërhiqet nga gara dhe të mos përfaqësojë Edi Ramë në zgjedhjet e 14 majit.

“Më 14 maj, ju votoni për Këshillin Bashkiak, por Bardh Spahisë duhet t’i njohim një meritë tjetër. Unë po vij nga Lezha, rrugës shoh që Pjerini kishte shkruar: po vijnë talebanët. M’u kujtua Bardh Spahia që qeverisi me një këshill socialist dhe nuk i cilësoi kundërshtarët si talebanë, por i cilësoi si njerëz me të cilët duhet të negocionte, të bënte edhe kompromise, në mënyrë që bashkia të mbetej e të gjithë qytetarëve të Shkodrës. Bardh Spahia ka dhënë një provë të madhe dhe unë i garantoj socialistët e Shkodrës se Bardh Spahia është dhjetë herë më afër atyre se Benet Beci që përfaqëson Edi Ramën. Ndaj qytetarët e Shkodrës duhet të votojnë për Bardh Spahinë. Po ia them sërish dy fjalë Benet Becit: ke edhe 48 orë, tërhiqu të të mbetet pak nder. Të ftosh shkodranët që të votojnë për flamurin e Edi Ramës, do të mbetet peng gjithë jetën tënde”,-tha Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Padia e kryeministrit/ Kushtetuesja mblidhet për të vendosur për shqyrtimin

12 Dhjetor, 2025 10:19 am
Forbes rendit 100 gratë më të fuqishme në botë
Bota

Forbes rendit 100 gratë më të fuqishme në botë

12 Dhjetor, 2025 10:08 am
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Mbajtën peng një person për 2 javë për t’i marrë 70 mijë euro, arrestohen 3 persona

12 Dhjetor, 2025 9:53 am
Arrestimi i Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, policia publikon pamjet
Kronikë

Arrestimi i Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, policia publikon pamjet

12 Dhjetor, 2025 9:27 am
Orban: Trump ka një vizion të qartë për rënien e Evropës
Bota

Orban: Trump ka një vizion të qartë për rënien e Evropës

12 Dhjetor, 2025 9:14 am
Policia aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar
Kronikë

Policia aksion në Dobraç dhe Fushë Kuqe, dy persona të arrestuar

12 Dhjetor, 2025 9:11 am
Me 81 vota, Parlamenti miraton buxhetin më të madh ndonjëherë
Kryesore

Me 81 vota, Parlamenti miraton buxhetin më të madh ndonjëherë

12 Dhjetor, 2025 9:08 am
Avokat i Popullit me firmat e PD dhe me votat e PS, reagon Endrit Shabani
Aktualitet

Avokat i Popullit me firmat e PD dhe me votat e PS, reagon Endrit Shabani

12 Dhjetor, 2025 8:39 am
Miratohet “paqja fiskale” në Kuvend, pavarësisht kundërshtive ndërkombëtare
Kryesore

Miratohet “paqja fiskale” në Kuvend, pavarësisht kundërshtive ndërkombëtare

12 Dhjetor, 2025 8:29 am
Raporti i OBSH: Nuk ka lidhje midis vaksinave dhe autizmit
Bota

Raporti i OBSH: Nuk ka lidhje midis vaksinave dhe autizmit

12 Dhjetor, 2025 8:08 am
Para
VIDEO/Blendi Fevziu me dajre në studio, si reagon Rama

VIDEO/Blendi Fevziu me dajre në studio, si reagon Rama

Berisha e fton në debat, Rama: Nuk e meriton, ai është një sharlatan

Berisha e fton në debat, Rama: Nuk e meriton, ai është një sharlatan

Akuzat e Berishës për Veliajn në Iran, Rama: Mashtrim!Në foto kitaristi i grupit “Eagles”

Akuzat e Berishës për Veliajn në Iran, Rama: Mashtrim!Në foto kitaristi i grupit “Eagles”

TE FUNDIT

Padia e kryeministrit/ Kushtetuesja mblidhet për të vendosur për shqyrtimin

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
12 Dhjetor, 2025

Gjykata Kushtetuese mblidhet sot për të vendosur marrjen në shqyrtim të padisë së kryeministrit, pas pezullimit nga detyra të numrit...

Lexo më shumë

Forbes rendit 100 gratë më të fuqishme në botë

Forbes rendit 100 gratë më të fuqishme në botë
12 Dhjetor, 2025

Pavarësisht të gjitha pengesave që hasën në vitin 2025 nga humbje vendesh pune që rivalizojnë ato të pandemisë, te përkeqësimi...

Lexo më shumë

Mbajtën peng një person për 2 javë për t’i marrë 70 mijë euro, arrestohen 3 persona

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
12 Dhjetor, 2025

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi mbanin peng prej 2 javësh një person nga Kosova duke e...

Lexo më shumë

Arrestimi i Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, policia publikon pamjet

Arrestimi i Alket Xhixhës dhe Elvin Merlikës, policia publikon pamjet
12 Dhjetor, 2025

 Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka arrestuar dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur më herët në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com