Aktualitet

Berisha thirrje BE: Të hapen negociatat. Ja takimi i turpshëm i Ramës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:50 - 13/05/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të hapen negociatat me Shqipërinë, pavarësisht se sipas tij ende nuk janë plotësuar kushtet.

Berisha theksoi se sa më gjatë të shkojë procesi aq më poshtë do shkojnë standardet demokratike të vendit.

Më tej Berisha rrëfeu takimin e kreut të qeverisë me një diplomat të rëndëshëm britanik në Angli, të cilin e konsideroi si më të turpshim në jetën politike të kreut të qeverisë.

“Qëllimi më kryesor i kësaj bisede ishte parashikuar deklarata e djeshme e Ramës kërcënimi publik që ai i bëri BE se në rast se nuk merret vendimi për hapjen e negociatave ne do rishikojmë drejtimin e qëndrimit tonë. I bëj thirrje komitetit ndërkombëtar që Shqipërisë ti hapë negociatat edhe pse Rama s’ka plotësuar asnjë kusht për hapjen e negociatave. Të dalë një shqiptar të thotë çfarë ka bërë ai këto 9 vite për tu afruar me BE, në të kundërt i ka shkelmuar. Negociatat duhet të hapen. Për Edi Ramën sa më gjatë të shkojë procesi aq më poshtë do shkojnë standardet demokratike të vendit. 9 vite kontributi i vetëm është largimi nga procesi i hapjes së negociatave.

Ju rikujtoj se ky zotëri në një prej udhëtimeve më të turpshme të jetës së tij politike, iku në Angli dhe i kërkoi takim: ministri të jashtëm jo, kryeministri jo, i kërkoi takim diplomatit.

Ai iu përgjigj se “nuk ka lejon protokolli”, Rama i tha “Jo takimin e kam vetëm me ju”. Atëherë diplomati iu përgjigj: Takimin mund ta bëjmë në hotel, ka dëshmitarë.

Na shtyni që të mos merret për shkak të ish-qeverisë së mëparshme (qeverisë Berisha), ai u skandalizua. Pas takimit diplomati i njohur britanik i tregon ambasadës sonë gjithë bisedën. 9 vite vetëm ka shkatërruar të gjitha standardet”-tha Berisha.

 

Pas