Kryesore

Berisha tha se demokratët do futen në seli, zbulohen lëvizjet e fundit të Bashës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:49 - 29/12/21 |
Opi Nion

Partia Demokratike është përfshirë në debate të fortatë brendshme që pas përjashtimit n ga grupi parlamentar të Sali Berishës nga Lulzim Basha. Duket se të dy po luftojnë për të patur mbështetjen e shumicës së demokratëve, duke zhvilluar takime me struktura të partisë dhe anëtarët.

Pas takimeve të zhvilluar nga Berisha në kuadër të “foltoreve”, burime për Opinion.al bëjnë me dije se pas mbledhjes së Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike, mësohet se kreu i kryedemokrati ka zhvilluar një sërë takimesh, jo formale, me qëllim përgatitjen e strukturave për vijmin e aksionit politik të miratuar në 18 dhjetor nga Kuvendi Kombëtar.

Ditët e fundit Lulzim Basha është takuar me kryetarët e degëve të PD, ndjekur nga takimet me Grupin Parlamentar dhe me Kryesinë e PD. Ndërkohë mësohet se ditën e sotme kreu i PD është nisur drejt Dibrës./ Opinion.al

Pas