Aktualitet

Berisha: Të subvencionohen biletat e transportit, të përgjysmohet taksa e naftës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:19 - 08/08/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha i ka kërkuar qeverisë marrjen e dy masave në kushtet e përkeqësimit të gjendjes ekonomike të vendit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu Berisha foli për subvencionimin të plotë të të gjitha bileta të transportit urban dhe interurban si dhe për përgjysmimin e taksimit të naftës i cili në vendin tonë, sipas Berishës është më i larti në botë.

Në kushtet e përkeqësimit të shpejt të gjendjes ekonomike të vendit dhe të qytetarëve shqiptarë, për shkak, së pari të çmimeve stratosferike të krijuara në mënyrë artificiale nga bordet e Ramës, për shkak të përdorimit të të ardhurave buxhetore nga Rama dhe qeveria, në funksion të vjedhjes dhe shpërdorimit të tyre. Ky është rasti i disbursimit të vazhdueshëm të fondeve publike mbi veprën e krimit të djegësave të Fierit dhe të Tiranës. Siç është rasti i ligjit për të financuar me qindra milionë euro të klientelës së Ramës me të cilën ndan paratë. Siç është rasti i prokurimeve, si ajo e korridorit blu. Të gjitha këto po rrënojnë me shpejtësi ekonominë shqiptare, po rrënojnë buxhetet familjare. Ajo që po e ndjen në mënyrë të fuqishme, është turizmi.

Në këto rrethana emergjente, PD kërkon vendosjen e menjëhershme të subvencionimit të plotë të të gjitha biletave të transportit urban dhe interurban në territorin e Shqipërisë. Ky është propozim i bazuar në një praktikë të vendeve europiane. PD kërkon të përgjysmohet menjëherë taksimi i naftës që është më e larta në botë”, tha Berisha.

Pas