Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka kërkuar qeverisë që të ndalojë hyrjen e turistëve rusë në vendin tonë.
Berisha tha në Kuvend nuk mund të pranohen turistët rusë në vendin tonë që kanë duart me gjak nga masakrat në Mariupol dhe Bucha në Ukrainë.
“I pranoni këtu këta barbarë, po me urdhër të kujt i pranoni? Me urdhër të Vuçiç apo Lavrovit? (Serbët) Rezoluta duhet të ndalojë çdo turist rus që të shkelë në territorin e Shiqpërisë. Ju nga një anë nuk pranoni të refuzoni Vuçicicin. Nga ana tjetër flisni për Ukrainën dhe pranoni xhelatët rusë që ju vinë nga Beogradi. Keni ju një marrëveshje të fshehtë turizmi për të pranuar vrasësit. A mund të pranohen ata që i kanë duart me gjak, që vijnë nga Mariupoli, Bucha? Prandaj dhe rezoluta për dënimin e gjenocidit është domosdoshmëri, por ju e keni me zemër të thyer”, tha Berisha./ Opnion.al