Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të shkojë në selinë blu disa orë pas GJKKO revokoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar ndaj tij.
Pas këtij vendimi, mbështetësve të Partisë Demokratike u ka shkuar një mesazh në celularin e tyre, i cili i njeh me situatën.
Atyre i është kërkuar të mblidhen në selinë blu rreth orës 13:30 për të mirëpritur Berishën.