Politikë

Berisha takim me kryebashkiakun e Maltepe në Stamboll: Kundër regjimeve autokratike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:02 - 20/01/23 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryetari i PD, Sali Berisha priti në një takim në selinë blu, Ali Kilic, kryebashkiaku i Maltepesë në Stamboll.

Kilic, forca e të cilit Partia Popullore Republikane, është pjesë e koalicionit opozitar ka shprehur vlerësimin për  Berisha dhe lidershipin e tij.

Kryetari i PD ka shprehur solidaritetin me liderin e opozitës, kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu duke dënuar vendimin politik të gjykatës për denimin e tij me burg.

Berisha tha se opozita turke mishëron idealet demokratike proprëndimore të themeluesit të Turqisë, Kemal Ataturk, parime të lirisë dhe ndarjes së pushteteve, parime për të cilat lufton edhe PD.

Nga ana tjetër, Kiliç tha se Berisha ka të njëjtat parime me kryetarin e opozites në Turqi dhe lufton për to, pavarësisht disavantazhit të vendeve në autoritarizëm.

“Edhe në Shqipëri, si në Turqi është e njëjta situatë, me shkelje ligjesh, trafik droge dhe mafia. Me para të zeza, krim e drogë blihen e riblihen zgjedhjet”, theksoi kryetari i Maltepe.

Për rastësi, ashtu si në Shqipëpri, edhe në Turqi do të zhvillohen zgjedhje më 14 maj dhe Berisha i tha mikut turk se do t’u bëjë thirrje shqiptarëve në Turqi të votojë për opozitën demokratike të atjeshme.

Berisha, duke hequr paralele mes dy vendeve, tha se Shqipëria është gjithashtu në kushte të vështira politike dhe ekonomike.

“Të punojmë fort dhe ta kthejmë 14 majin në ditë fitoreje për Turqinë dhe Shqipërinë”, tha Berisha në mbyllje të takimit.

Pas