Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha takim me kandidatët për 14 majin: Misioni juaj jetik për shpëtimin e vendit

2023/02/06 at 6:01 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha takim me kandidatët për 14 majin: Misioni juaj jetik për shpëtimin e vendit

Pasditen e sotme kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kandidatët për kryetarë bashkie në gjithë vendin.


Teksa ka deklaruar se këta kandidatë janë misionarë për të çuar përpara kauzën e lirisë dhe për të rrëzuar qeverinë “Rama”.

Sipas Berishës, kryeministri po vret shpresën qytetarëve duke prodhuar vetëm ligësira, skandale e duke vjedhur shqiptarët.

Sakaq, Berisha deklaroi gjithashtu se kryeministri Rama ka udhëtuar “si sheik” duke përmendur fluturimet e tij me charter, ndërsa tha më tej se ai paguan pilotët e tij nga 200 deri në 300 milionë në vit.

“Në kushtet e një vendi ku skandali dhe superskandali janë tipar, në kushtet e një vendi ku kandidaturat e krahut tjetër i përcakton droga, i përcaktojnë narko-eurot, i përcaktojnë bandat e klanet e tyre, prania juaj në garë elektorale është prani e misionarëve të vërtetë. Misionarëve për të çuar më përpara kauzën e lirisë, kauzën e dinjitetit për të përmbysur sistemin monist të vendosur me mbështetjen e mafias shqiptare. Edi Rama arriti të vendosë në vend monizmin e plotë,  të vendosë kontrollin e plotë mbi të gjitha pushtetet sepse rrëmbeu votën e lirë të shqiptarëve. Shndërroi narko-euron dhe grupet e saj vendimmarrësin më kryesor për fatet e Shqipërisë e demokracisë shqiptare. Me shumë keqardhje ju informoj se statistikat e fundit të Eurostat të cilat gjer në vitin 2021 tregonin se 744 mijë shqiptarë kanë lënë vendin për vendet e BE. Kjo shifër para pak ditësh është azhornuar dhe sot janë 935 mijë shqiptarë që kanë lënë vendin në këto vite vetëm drejt BE. Kurrë ndonjëherë ky vend nuk është shkretuar nga ndonjë pushtim a regjim si po shkretohet këto vite. Shqipëria po evaporon, po zhduket e po vdes me shpejtësi. Nuk ka një vend tjetër, në mënyrë absolute që në harkun kohor 2014-2022 të ketë humbur mbi 35% të popullsisë së vet. Këto problematika e bëjnë misionin tuaj më jetik për shpëtimin e vendit. Sot Edi Rama vret shpresën. Po e vret duke prodhuar vetëm ligësira, vetëm skandale, ky e vret duke vjedhur shqiptarët. Ky njeri që bën 137 udhëtime me charter me dhomë gjumi luksoze, sikur të ishte sheiku më i pasur i Gjirit. Ky njeri që përdor 200-300 mln në vit vetëm për rrogat e pilotëve, udhëton si sheikët me makina 500 mijëshe dhe deklaron se e bleu PS-ja se e ka bankë PS-në ky. Ky firmos fap-fap-fap merr 420 milionë euro. Ramës i tha dy herë agjencia e prokurimeve publike se po firmoste një procedurë antiligjore. Fushat e Sharrës janë bërë miniera floriri për këta hajdutë. Ky me këto i largon shqiptarët. Me kaq para mund të dyfishonte rrogat e shqiptarëve që ata të rrinin në vend. Ky vret shpresën e tyre sepse shkelmon mbi interesat e tyre. Është shndërruar në një avokat të Beogradit i vetmi në Europë që kalonte nga samiti në samit që të mos i bëhet presion padronit të tij Vuçiç për sanksionet ndaj Rusisë. Lobonte për Vladimir Putinin, thoshte që Serbia duhet të mbetet prapavijë e Rusisë në këtë luftë, ky është kryeministri ynë. Ky është ai që shkon e korrupton një ndër njerëzit më të rëndësishëm për sigurinë në SHBA. Kjo ka krijuar një skandal që tejkalon imagjinatën. Kjo nuk kalohet. Nuk ka krim më të shëmtuar dhe del e zvarritet si zvarranik nëpër media, jo po e takova kështu e ashtu, por ëm parë i thoshte mik dhe me të sulmonte opozitën në vend”, tha Berisha.



Ju sugjerojmë

Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza
Kronikë

Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza

13 Nëntor, 2025 8:59 am
Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama: Do nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi
Kryesore

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama: Do nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi

13 Nëntor, 2025 8:52 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 13 nëntor 2025

13 Nëntor, 2025 8:50 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 13 nëntor 2025

13 Nëntor, 2025 8:01 am
Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

13 Nëntor, 2025 12:11 am
Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës
-U tha në Opinion

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

12 Nëntor, 2025 11:04 pm
VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
Kronikë

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

12 Nëntor, 2025 8:22 pm
A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta
Sport

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta

12 Nëntor, 2025 7:55 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Rusia: Jemi të gatshëm për rifillimin e bisedimeve me Ukrainën

12 Nëntor, 2025 7:30 pm
Gjyqi/ Netanyahu falenderon Trump: Do e bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!
Bota

Trumpi kërkon zyrtarisht faljen e Netanyahut

12 Nëntor, 2025 6:54 pm
Para
Tërmeti/ Greqia e gatshme për të ndihmuar Turqinë

Tërmeti/ Greqia e gatshme për të ndihmuar Turqinë

Sa vite burg rrezikon ish-zyrtari i FBI, Charles McGonigal?

Sa vite burg rrezikon ish-zyrtari i FBI, Charles McGonigal?

Berisha porosi kandidatëve për kryetarë bashkie: Shumëfishoni përpjekjet tuaja në fushatë

Berisha porosi kandidatëve për kryetarë bashkie: Shumëfishoni përpjekjet tuaja në fushatë
















TE FUNDIT

Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza

Morën peng biznesmenin për 5 mijë euro, arrestohen dy vajza
13 Nëntor, 2025

Dy vajza, të shpallura në kërkim 3 ditë më parë, kanë rënë në pranga e bluve të Tiranës, pasi dyshohet...

Lexo më shumë

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama: Do nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama: Do nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi
13 Nëntor, 2025

Këtë të enjte, në Romë, do të mbahet takimi i parë ndërqeveritar Shqipëri–Itali (G2G Government to Government). Ky takim, që...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 13 nëntor 2025

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
13 Nëntor, 2025

Këtë të enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 13 nëntor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
13 Nëntor, 2025

Dashi Përqendrohuni te punët e përditshme dhe aktivitetet e zakonshme që nuk keni mundur t’i kryeni gjatë javës. Punët e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com