Kryesore

Berisha takim me gratë: Rama blen 4 mln euro instalacion e s’vendos mamografinë në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:59 - 05/10/22 |
Opi Nion

Pasditen e sotme kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me gratë në Elbasan, nga ku ka deklaruar se Tirana rezulton në 10 qytetet më të ndotura të botës teksa ka shtuar se në këtë mënyrë.

Sali Berisha: Tirana rezulton në 10 qytetet më të ndotura të botës. Nga 255 qytete, Tirana renditet e 245 dhe rezulton për fatin më të keq, po në dhjetëshen e qyteteve me shërbimin shëndetësor më të keq. Kjo do të thotë se risqet në këtë terren janë shumë më të mëdha. Dëmet e tyre bëhen shumë më të mëdha.  E gjitha kjo është bërë nga dora e njeriut. Nëse Tirana rezulton sot, në 10 qytetet më të ndotura të botës, një nga faktorët më përcaktues është organizimi i trafikut në Tiranë, i cili është një organizim se si të ndotë qytetin më shumë. Një papërgjegjshmëri njerëzore. Një qytet që renditet i 10 në botë për shërbimin më të keq shëndetësor, nuk garanton aspak mjekimin koherent të sëmundjeve sot sepse thashë është një proces serioz dhe sëmundja kërkon një qëndrim serioz. Nuk mund të mungojë ilaçi sot sepse humbet kohën e dominimit të qelizave.

Berisha e ka vënë theksin dhe tek shpenzimet e qeverisë, për të cilat thotë se nuk janë harxhuar në mënyrën e duhur.

Sali Berisha: Po lexoja një material, çfarë tregonte për parandalimin. Në strategjinë kombëtare të luftës kundër kancerit, ishin siguruar gjithsej 6% të financimit. A ka injorim më të madh se ky, në një kohë kur shpërdorimet në shpenzime të tjera janë të tmerrshme. Blihet instalacioni që thotë ai, 4 mln euro që vendoset në oborr për ta parë ai, kush tjetër nuk e shikon. Po me 4 mln euro, mund të blesh mamograf dhe ta çosh në çdo qytet të vogël të vendit. Check-up që paguan kushërirën e vet me dhjetëra e dhjetëra milionë, që nuk ka asnjë vlerë nga ana shkencore. E vetmja vlerë do të ishte depistimi për sëmundjet kanceroze, ajo ka vlerë. Ja vlen. Sepse atë që e kap më shpejt e ndihmon dhe ajo formë ka fituar certefikatën. Por Check-up që bën kushërira e kryeministrit dhe merr dhjetëra e dhjetëra milionë euro është fund e krye në abuzim me shëndetin e qytetarëve. Do të ndihmosh, merr e përcakto metodikën, depistimin masiv te gratë, vajzat dhe gratë dhe grupet e tjera që janë të interesuar. Por kjo nuk ndodh. Nuk ka një gjë të organizuar. Bën mamografitë e lëvizshme, nuk ka përgjigje. Bëhet një abuzim masiv. Asgjë nuk është e organizuar. Duhej të ishte regjistri kombëtar. U vendos në vitin 2013 organizimi i regjistrit kombëtar të sëmundjes kanceroze. Deri më sot nuk kanë bërë asgjë. Duhet të ishte bërë regjistri kombëtar i sëmundjeve kanceroze, deri sot nuk kanë bërë asgjë. Në këto kushte, ne kemi në dorë të bëjmë gjithçka për parandalimin e kësaj sëmundje.

Pas