Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha-Spiropalit: Elisa, zhvillimi psiko-seksual kalon në 5 stade…

2023/09/14 at 11:56 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha-Spiropalit: Elisa, zhvillimi psiko-seksual kalon në 5 stade…

Në seancën e sotme plenare pati një përplasje mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministres Elisa Spiropali.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha në ‘cilësinë e mjekut’ i shpjegoi Spiropalit zhvillimin psiko-social te njerëzit duke thënë se ai ka 5 stade.

Sipas Berishës, kjo fazë e pestë siç thekson Freud quhet “zilia falike te vajzat”. Pas fjalës së tij, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e quajti jo etik fjalorin e Berishës dhe i ndërpreu fjalën këtij të fundit.

Debati në Kuvend

Berisha: Ke përdorur një term jo të fisshëm, por unë nuk merrem me të. Ti kërkon të bie në vulgaritet, unë nuk bie! Por unë jam mjek ata që janë mjekë në sallë këtu e dinë se Sigmund Freud në klasifikimin e zhvillimit psiko-seksual ka gjetur se ky zhvillim te qeniet njerëzore kalon në 5 stade. Stadi i tretë Elisa është stadi falik jo fatal! Në stadin falik i cili shfaqet 3 deri në 5 vjeç shumica e kalojnë, disa mbeten dhe disave u krijohet kompleksi i Edipit. Edhe kjo është e njohur te Edi Rama.

Lindita Nikolla: Kaloi koha zoti Berisha…

Sali Berisha: Elisa, do dal…Elisa, ky kompleks i stadit të 5-të ndodh dhe te vajzat, por Freud e quan zilia falike te vajzat.  Dhe skam ça të them tjetër!

Lindita Nikolla: Një fjalor aspak etik që e ka bazën te urrejtja që keni ndaj grave dhe vajzave.

Ndërkaq, Berishës iu përgjigj edhe ministrja Spiropali.

Spiropali: Kush të mori me qira sot? Se kanë filluar të të marrin me qira tani nga njëri tek tjetri. Nga pronar absolut i veseve të pushtetit dhe të politikës për të mbajtur pushtet, tani je kthyer në një dyfagxhi me qira nga njëri tek tjetri dhe të hedhin ndonjë kockë këtej e andej gardhit në mënyrë të përzgjedhur për t’u marrë me njërin dhe me tjetrin. Doktor ta kuptoj edhe moshën edhe hallin dhe është e paimagjinueshme që një gjysh i cili duhet të ishte në shtëpi i mbyllur me turp sot del në foltoren e Kuvendit edhe përmend jo Frojdin, por problemet e tij të rënda, se sigurisht je i tkurrur, je i mpaktur, je i pamundur dhe nga këto biseda do bësh në foltoren e Kuvendit doktor se të tjera nuk mund të bësh.

Meqë fole për të varfrit e Shqipërisë, ti që paguhesh nga pasanikët më të mëdhenj të Shqipërisë, doktor, ti që vë gjoba këtej e andej. Ti që sulmon ata që nuk të japin ty as favore, ti që bën opozitën tënde të mjerë dhe selektive duke u paguar nga pasanikët, paratë e të cilëve i pastron yt bir, ca me punë, e ca me ndere, e ca me portale e ca me televizione, ku ti vazhdon sot të mbijetosh i mjetë.

Unë për ty kam vetëm dy fjalë. Më vjen keq. Më vjen keq për katandisjen tënde. Ti ke qenë kryeministër i këtij vendi dhe President. Dhe nga kryeministër snajperist je kthyer në një snajper me qira Sali. Keqardhje për ty, por gjithmonë e më keq do bëhesh. Ata që të përdorin në oborrin tënd dhe në gardhin përreth do të të lenë ashtu siç je i zhveshur nga çdo moral dhe plot vese e çdo dështim.

Ke hupur Sali! Kaloje poshtë kockën e Shkodrës, e di që të ka ngelur në fyt. Nuk ka ujë që të japin për të të mbijetuar që mund të ta kalojë poshtë atë kockë. Selam Sali dhe të pafshim këtu më shumë se ti je dëshmia më e gjallë se si nuk duhet të jetë një burrë shteti dhe t’u japësh leksione dhe vajzave e djemve, jo vetëm vajzave siç është këtu, se si është një monument i gjallë i turpit që mos t’i afrohen kurrë.

Ju sugjerojmë

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
Bota

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

20 Nëntor, 2025 11:09 pm
Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
Bota

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

20 Nëntor, 2025 9:16 pm
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
Sport

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

20 Nëntor, 2025 8:31 pm
Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
Aktualitet

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 8:10 pm
Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?
Bota

Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

20 Nëntor, 2025 7:30 pm
Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë
Aktualitet

Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë

20 Nëntor, 2025 7:19 pm
Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati
Aktualitet

Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati

20 Nëntor, 2025 7:15 pm
Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë
Sport

Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë

20 Nëntor, 2025 6:49 pm
“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
Politikë

GJKKO e pezulloi nga detyra, Berisha për Ballukun: Ma thanë, por nuk e besova

20 Nëntor, 2025 6:35 pm
SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…
Aktualitet

SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…

20 Nëntor, 2025 6:33 pm
Para
Video/ Përballë njëri-tjetrit, dalin pamjet e takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel

Video/ Përballë njëri-tjetrit, dalin pamjet e takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel

Rreth 7 mijë emigrantë mbërrijnë brenda 24 orëve në Lampedusa, Meloni kërkon ndihmë

Rreth 7 mijë emigrantë mbërrijnë brenda 24 orëve në Lampedusa, Meloni kërkon ndihmë

Operacioni antidrogë në Shqipëri, shkatërrohen 23 grupe kriminale, mbi 200 të arrestuar

Operacioni antidrogë në Shqipëri, shkatërrohen 23 grupe kriminale, mbi 200 të arrestuar

TE FUNDIT

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
20 Nëntor, 2025

Sulmet ajrore izraelite që ndodhën në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, në orët e para të së enjtes, kanë...

Lexo më shumë

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
20 Nëntor, 2025

Ukraina njoftoi sot se ka marrë një projektplan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i  dhënë fund luftës me...

Lexo më shumë

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
20 Nëntor, 2025

Kanë kaluar mbi 12 vjet nga aksidenti i rëndë me ski që i ndryshoi jetën legjendës së Formula 1, Michael...

Lexo më shumë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
20 Nëntor, 2025

Pas rreth shtatë orësh bisedime me Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama sapo është larguar nga ambientet e kryeministrisë. Ndërsa zv.kryeministrja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com