Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Sot një e premte e zezë, u shkel Kushtetuta e vendit

2019/01/18 at 3:01 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha nxjerr pamje, deputeti socialist ngushtoi rrugën për lokalin e tij

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kritikuar vendimin e Presidentit Meta për të dekretuar Kryeministrin Rama dhe si ministër i Jashtëm. AI thotë se kjo është një e premte e zezë, pasi është shkelur Kushtetuta e vendit.

Shkrimi i plotë i Berishës:

Sot eshte nje e premte tjeter e zeze: ne historine e kushtetutshmerise, interesit kombetar dhe politikes se jashtme te Shqiperise!

Te dashur miq, sot eshte nje e premte e zeze ne historine e kushtetuteshmerise, te politikes se jashtme te Republikes se Shqiperise dhe interesave kombetare te shqiptareve.

Kjo sepse kete dite, me 18 janar te vitit 2019, presidenti i Republikes dekretoi albanofobin, antishqiptarin e mirefillte, njeriun qe ne popull masivisht e therrasin Zografi Bis, si minister i jashtem i Shqiperise.

Kjo sepse kesaj here, njelloj si Jorgo Kristakis Zografi 105 vite me pare, qe per llogari te magalides shpalli autonomine e zonave jugore te vendit, Edvin Kristakis Rama me marreveshjen e tij i fali Greqise 2100 km det dhe trilione meter kub gaz dhe fuçi nafte pasuri perrallore nendetare te popullit shqiptar.

Edvinin shqiptaret e konsiderojne dhe e therrasin rendome Zografi bis sepse ai eshte flamurmbajtes ne Tirane i idese se Serbomadhise, iniciator i projektit te coptimit, tregtimit te territoreve te Kosoves.
Kjo eshte nje e premte e zeze ne historine e kushtetutshmerise dhe triumf i grushtit te shtetit brenda shtetit dhe kjo sepse:

Kushtetuta e Shqiperise neni 102 pika “d” sanksionon” se kryeministri por jo zevendes kryeministri “kryen detyra të tjera të parashikuara në Kushtetutë e në ligje”.

Me kete pike te ketij neni, ne arsyetimin me elementar do te thote se Kushtetuta e kufizon kryeministrin çka nuk e ka bere per zevendesin e tij te kryeje detyra te tjera perveç atyre qe parashikohen ne Kushtetute dhe ligj.

Kushtetuta ka vendosur piken “d “ne nenin 102 me qellimin per te kufizuar kryeministrin, per t’i diktuar atij se vertet ti je shef i ekzekutivi por fuqite e tua kufizohen brenda Kushtetutes dhe ligjit, dhe per t’a detyruar keshtu me qellim kryeministrin, qe te respektoje parimin e dekoncentrimit te pushtetit ekzekutiv, parim qe de facto eleminohet me dekretimin e Edvinit minister i jashtem dhe çel rrugen ipso facto mbi bazen e ketij precedenti, pasi ka kryer grushtin e shtetit brenda shtetit duke eleminuar Gjykaten Kushtetetuese, te marre cdo portofol tjeter njelloj si ne vende diktatoriale.

Edvin Kristaq Rama, per te marre portofolin e ministrit te jashtem duhet qe te amendonte Kushtetuten, e cila qellimisht nuk ka parashikuar qe kryeministri te marre edhe detyren e ministrit por e ka urdheruar ate se mund te marre detyra qe parashikohen ne Kushtetute dhe ligje.

Po keshtu, puçisti Rama mund te merrte detyren e ministrit te jashtem duke amenduar ligjin organik te Keshillit te Ministrave dhe me ligj te autorizonte veten qe te merrte edhe detyre ministrore.

Kjo eshte nje e premte e zeze ne historine e shtetit shqiptar te bazuar mbi vlerat e pluralizmit politik pasi kjo dite ktheu nje model rrenqethes dhe te shemtuar te shtetit monist te Pasluftes se Dyte Boterore ku diktatori paranojak Enver Hoxha ishte edhe kryeminister dhe minister i jashtem i shtetit te tij diktatorial.

Kushtetuta e Shqiperise ne nenin e saj 100 pika 4 sanksionon se :“Aktet e Këshillit të Ministrave janë të vlefshme, kur nënshkruhen nga Kryeministri dhe ministri propozues.”

Keshtu qe sot e tutje te gjitha marrveshjet nderkombetare te Shqiperise, aktet dhe propozimet e Ministrise se Jashtme qe do miratohen ne qeveri, do kene ne njeren ane firmen dhe vulen e kryeministrit Edvin, kurse ne anen tjeter firmen dhe vulen e ministrit te jashtem Edver. Turp dhe faqe e zeze! sb

Etiketa: berishaminister i jashtemrama

Ju sugjerojmë

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
-U tha në Opinion

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

16 Tetor, 2025 10:51 pm
Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
-U tha në Opinion

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

16 Tetor, 2025 9:44 pm
“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…
-U tha në Opinion

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…

16 Tetor, 2025 9:38 pm
Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë
-U tha në Opinion

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë

16 Tetor, 2025 9:29 pm
Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College
Aktualitet

Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College

16 Tetor, 2025 6:53 pm
Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak
Aktualitet

Qeveria-“Kushtetueses”: Shkarkimi i Veliajt u propozua nga Këshilli Bashkiak

16 Tetor, 2025 6:47 pm
Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes
Aktualitet

Kushtetuesja “rrëzon” Begajn për mandatin e Sonila Bejtjes

16 Tetor, 2025 6:38 pm
FOTO/ “Ngatërroi grup në WhatsApp”, Bardhi nxjerr mesazhin e Ballës: Ishte skenar…
Kryesore

FOTO/ “Ngatërroi grup në WhatsApp”, Bardhi nxjerr mesazhin e Ballës: Ishte skenar…

16 Tetor, 2025 5:54 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri 25-vjeçari në Tiranë

16 Tetor, 2025 3:36 pm
Berisha: Ish-drejtuesit e UÇK do marrin pafajësinë, Rama i ka duart e zeza
Kryesore

Berisha: Ish-drejtuesit e UÇK do marrin pafajësinë, Rama i ka duart e zeza

16 Tetor, 2025 1:48 pm
Para
Nënës i duhet të sakrifikojë çdo natë gjumin, për të shpëtuar të birin

Nënës i duhet të sakrifikojë çdo natë gjumin, për të shpëtuar të birin

Organizatat kërkojnë tërheqjen e qeverisë nga pr/ligjet për mediat online

Organizatat kërkojnë tërheqjen e qeverisë nga pr/ligjet për mediat online

Video/ Vuçiç i fal Putinit këlyshin ilir, shikoni indiferencën e qenit

Video/ Vuçiç i fal Putinit këlyshin ilir, shikoni indiferencën e qenit

TE FUNDIT

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së

Haxhiu: 2.4 miliardë euro për gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së
16 Tetor, 2025

Procesi i gjykimit të katër liderëve të UÇK-së në Hagë ka arritur shifra marramendëse. Në një lidhje direkte me emisionin...

Lexo më shumë

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj

Akuzat e PD, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal ndaj Presidentit Begaj
16 Tetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar në emisionin “Opinion” se partia më e madhe opozitare do...

Lexo më shumë

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…

“Begaj është paguar si mjek”, Bardhi: Djali i Presidentit paguhet nga…
16 Tetor, 2025

Gazment Bardhi, kryetari i Grupit Parlamentar i PD thotë se Presidenti Bajram Begaj duhet të shkarkohet edhe për shkak të...

Lexo më shumë

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë

Pse PD kërkon shkarkimin e Begajt? Bardhi: Ka shkelur Kushtetutën shtatë herë
16 Tetor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka zbuluar në emisionin “Opinion” të gjitha arsyet pse selia blu kërkon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com