Në një bashkëbisedim me qytetarët në “Facebook”, kreu i PD, Sali Berisha është shprehur se pas protestës së 12 nëntorit do të ketë protesta deri në fitore përballë pushtetit.
Berisha tha se përballja me qeverinë do të vazhdojë deri në fitoren e plotë të demokracisë.
“Të garantoj se kjo mbështetje është frymëzuese dhe kthim pas gjerë në fitore, s’ka dhe s’do të ketë. Përballja më ketë qeveri do të vazhdojë deri në fitoren e plotë të demokracisë. Partia Demokratike nuk do heqë dorë deri në fitore nga protestat”, tha Berisha.