Aktualitet

Berisha: Siç ka nevojë zogu për ajrin, PD ka nevojë për bashkimin e saj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 27/03/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon “Foltoren” e radhës në Tepelenë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se sot më shumë se kurrë për PD është i nevojshëm bashkimi.

Më tej ai tha se duhet të mobilizojmë energjitë për një betejë të rëndësishme, betejën kundër regjimit të Ramës.

Ju falënderoj për këtë pritje të zjarrtë por mbi të gjitha për këtë frymë bashkimi që demonstroni në këtë foltore i cili është mesazhi më i rëndësishëm që ju dërgoni ju sot demokratëve shqiptarë kudo që janë. Sot PD siç ka nevojë zogu për ajrin ka nevojë për bashkimin e saj. Ka nevojë që çdo anëtar çdo mbështetës të lere mënjanë çdo zemër thyerje të mobilizojmë energjitë tona për një betejë të rëndësishme që na pret përpara, betejën me regjimin më të rrezikshëm, që bazon veprimtarinë e tij në vjedhjen dhe krimin. Regjimin në të cilin kriza po e nxjerr para shqiptarëve se çfarë fatkeqësia është për ta. Ndërkohë që nafta në Ukrainën që lufton është 1 euro më e lirë sesa në Shqipërinë që është mijëra kilometra nga lufta”, deklaroi Berisha./Opinion.al

Pas