Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha shpërblen Bardhin, ndryshime në strukturat drejtuese të PD

2024/03/03 at 12:24 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha shpërblen Bardhin, ndryshime në strukturat drejtuese të PD

PD e drejtuar nga Sali Berisha, pas bashkimit për aksionin në parlament me grupin Bardhi, po punon që ky bashkim të përfshirë edhe strukturat e partisë. Mbledhja e Këshillit Kombëtar që do të zhvillohet pasditen e së martës, do të sillë ndryshme të rëndësishme që nga kupola e lartë drejtuese e partisë deri në strukturat më të ulëta.

Gazment Bardhi finalizon bashkimin me PD e Berishës të martën, kur pritet të marrë postin e nënkryetarit. Bashkë me Bardhin, nënkryetar bëhet edhe Agron Gjekmarkaj për shkak të detyrës që mban si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Me këto ndryshime, që çojnë në 4 numrin e nënkryetarëve të Rithemelimit, aq sa ka aktualisht PD e Lulzim Bashës, ndryshon edhe kryesia e Rithemelimit, që për shkak të “paktit të bashkimit” fryhet me figura të grupit “Bardhi”.

Listës prej 37 emrash, do t’i bashkohen kryesia e grupit parlamentar (Nënkryetari i Grupit Ervin Salianji, kryetaret e Komisioneve Parlamentare të opozitës Jorida Tabaku e Zheni Gjergji, por edhe nënkryetarët e komisioneve, emra si Dhurata Çupi, Tomorr Alizoti apo Ferdinand Xhaferraj.

Futja e këtyre figurave, të rreshtuar rishtazi krah Berishës në kryesi, nuk do të bëhet me votim të Këshillit Kombëtar, ashtu sikurse statuti aktual i PD së Rithemelimit përcakton, se nënkryetarët votohen me votim të fshehtë, por përmes ndryshimeve statutore.

Këshilli Kombëtar që mblidhet të martën nuk do të votojë drejtpërdrejtë për emrat, por ndryshimet e statutit që çojnë automatikisht në kryesi grupin “Bardhi”.

Kështu, nenet që pritet të ndryshojnë në statutin e Rithemelimit janë ai 51, që përcaktohen se PD e Rithemelimit ka 2 nënkryetarë, një prej të cilëve është edhe kryetar i grupit parlamentar. Ndryshimi duhet të përcaktojë shtimin e dy nëkryetarëve. Ndryshim do të kenë edhe të gjithë nenet që përmendin togfjalëshin “dy nënkryetarë”.

Neni tjetër që ndryshon gjithashtu është edhe ai 47, për përbërjen e kryesisë, ku në pikën 1 të saj, do të futen si anëtarë kryesie edhe kryetarët e nënkryetarët e komisioneve.

Këto dy pika, do të çojnë grupin”Bardhi” pa patur nevojë për votim të fshehtë të Këshillit Kombëtar drejtpërdrejtë në kryesi.

Pikëpyetja është nëse Jorida Tabaku do të pranojë të jetë pjesë e kësaj kryesie, në kushtet kur ajo ende nuk është pozicionuar qartë në PD e Rithemelimit.

Ju sugjerojmë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
Bota

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

18 Maj, 2025 10:32 pm
Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
Aktualitet

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

18 Maj, 2025 9:32 pm
Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
Politikë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

18 Maj, 2025 9:10 pm
Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
Aktualitet

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

18 Maj, 2025 9:01 pm
Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm
Sport

Arsenal mund Newcastle dhe siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

18 Maj, 2025 8:29 pm
Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s
Bota

Rusia ndalon një cisternë nafte që i përkiste një shteti anëtar të NATO-s

18 Maj, 2025 7:53 pm
Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona
Bota

Sulm me thikë në Gjermani, plagosen 5 persona

18 Maj, 2025 7:36 pm
Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes
Bota

Zelensky takohet me Vance dhe Rubio, kritikon kushtet e paqes

18 Maj, 2025 7:33 pm
Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje
Bota

Cilat janë 3 shtetet europiane ku sot po mbahen zgjedhje

18 Maj, 2025 7:12 pm
Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe
Kryesore

Votat e Greqisë/ Përfundon numërimi i zarfeve për subjektet zgjedhore në 12 qarqe

18 Maj, 2025 6:56 pm
Para
Shpërthimi me një viktimë në Selenicë, policia zbardh ngjarjen

Dhunoi fqinjin për motive pronësie, në pranga 38-vjeçari

200 anëtarë të rinj i bashkohen PS në Njësinë 4, Veliaj: PS është si Luiza Gega, nuk i thua dot kampionit ule pak ritmin

200 anëtarë të rinj i bashkohen PS në Njësinë 4, Veliaj: PS është si Luiza Gega, nuk i thua dot kampionit ule pak ritmin

Arrestohet brenda “Big Brother” konkurrenti, i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg

Arrestohet brenda "Big Brother" konkurrenti, i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg

TE FUNDIT

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë

Biden do t’i adresohet kombit për herë të parë që nga tërheqja nga gara presidenciale
18 Maj, 2025

Ish-presidenti amerikan Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili...

Lexo më shumë

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën

Media amerikane: Vizitoni “Qytetin e Gurtë” të Shqipërisë, i njohur për arkitekturën
18 Maj, 2025

Ndërsa shumë turistë zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të zbuluar bukurinë e plazheve mesdhetare pa turma vizitorësh, ju gjithashtu...

Lexo më shumë

Zgjedhjet/ Këta kandidatë nuk votuan as veten

Përfundon numërimi në 11 qarqe për partitë, në Tiranë vijon “rivaliteti” brenda PS
18 Maj, 2025

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në...

Lexo më shumë

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik

Vlora, kryeqendra e fundjavës. Aktivitete të shumta për çeljen e sezonit turistik
18 Maj, 2025

Edhe këtë të dielë, Vlora mori një tjetër panoramë, ku me rastin e çeljes së sezonit turistik u organizuan aktivititete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com