Ka nisur me diskutime dhe debate seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka kërkoi vazhdimisht fjalën, ndërsa nënkryetarja Ermonela Felaj i tha se i rezulton të jetë deputet jashtë grupeve parlamentare.
Sakaq, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është çuar dhe ka marrë fjalën në foltoren e Kuvendit. Ai është ndjekur nga deputetë mbështetës së tij, ndërsa garda është pozicionuar pas tij.
Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj më pas ka ndërprerë seancën plenare në Kuvend për 5 minuta.