Politikë

Berisha: Seanca e dytë me prokurorinë belge, fatale për “Luzim Bravën”



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:37 - 14/02/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryetari i PD, Lulzim Basha është personi që ka përfituar personalisht nga koalicioni me LSI-në, pasi u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Berisha gjatë një takimi me stafin elektoral të kandidatit për Bashkinë e Lushnjes, Elton Bano, u ka bërë thirrje mbështetësve që të punojnë me çdo demokrat dhe t’i sqarojnë se logoja që duhet të votojnë është “Shtëpia e Lirisë”.

“Pretendimet dhe sulmet për koalicion janë një amoralitet i vërtetë i tyre. Nëse ka një njeri në Shqipëri që ka përfituar personalisht nga koalicioni me LSI-në është “Lulzim Brava”. Nga ai koalicion u bë kryetar i Bashkisë së Tiranës. E dyta, ne kemi një objektiv, përmbysjen e këtij regjimi bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen. Për këtë ju garantoj që ishim të angazhuar tërësisht në procesin e brendshëm të partisë, por sapo të kompletonim atë do vendosnim aleancat me LSI-në dhe të gjitha forcat që janë kundër këtij regjimi dhe të shoqërinë civile që janë kundër këtij regjimi. Nëse përcaktojmë një objektiv, ti në betejë për realizimin e tij do të organizosh frontin më të gjerë të mundshëm. Dhe këtu nuk kemi asnjë, ne jemi transparentë, jemi të hapur, i themi gjërat siç janë. Natyrisht LSI-ja është opozitë, kurse “Lulzim Brava” në fakt është në koalicion të pashpallur, dhe herë të shpallur me PS-në, me Edi Ramën. Bashkoi votat për borxhin. Nuk ka në botë opozitë që voton borxhin e qeverisë. Këta e votuan në komisione dhe pasi u kundërshtuan nuk e votuan, por abstenuan në Kuvend. Pse? Sepse ekziston marrëveshja e bashkëqeverisjes. Opozita është peng, ndaj edhe voton. Ai është peng”, tha Berisha.

Berisha u shpreh ndër të tjera se seanca e dytë me prokurorinë belge ka qenë fatale për Lulzim Bravën.

“Nuk të lidh asgjë me një politikan që është i vetmi në Shqipëri me dy dosje ndërkombëtare. Hetimi i dytë, seanca e dytë me prokurorinë belge ka qenë fatale për Luzim Bravën. Në këtë aspekt asnjeri nuk i ka faj atij. I ka bërë vetë ato ai. Vetë del dhe dekonspiron operacionin. Ai ose e bën kundrejt një ryshfeti të madh shumë, ose ka hyrë në një lojë tjetër korruptive e cila do të dalë pasi të paraqitet para gjykatësit dhe të marrë dënimin e merituar”.-tha Berisha./Opinion.al

Pas