Ish-Kryeministri Sali Berisha dha një deklaratë për mediat pas ndërprerjes së seancës plenare.
“Çfarë po kërkon opozita? Po kërkon të bëhet një diskutim mbi reformën zgjedhore pikërisht në ditën kur del raporti i OSBE/ODIHR. Këta kanë frikë nga fjala e lirë dhe Ruçi po përdor metodat e policisë sekrete komuniste. I bëj thirrje Ruçit të heqë dorë se kjo e patolerueshme. Kjo qeveri me sjelljen e saj nuk shko deri në dhjetor”, tha Berisha.