Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Revolucioni ynë ka një mision, përmbysjen e regjimit të Edi Ramës

2023/02/24 at 6:35 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Revolucioni ynë ka një mision, përmbysjen e regjimit të Edi Ramës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka qenë i pranishëm mbrëmjen e sotme në ceremoninë e 32-vjetorit të themelimit të PD-së në Bulqizë.


Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së Berisha është shprehur se misioni i PD-së është mbrojtja e interesit kombëtar, ndërsa theksoi se për këtë arsye revolucioni demokratik do të rrëzojë qeverinë “Rama”.

Berisha është shprehur se PD-në është themeluar si partia e lirive dhe të drejtave të qytetarëve

Sali Berisha: Një mirënjohje të thellë dhe të pakufishme para të gjithë atyre burrave dhe grave, intelektualëve, punonjësve, minatorëve, fermerëve, të Bulqizës, të cilët themeluan 32 vite më parë në këtë rreth Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ata ishin dhe do të nderohen gjithmonë si njerëz të misioneve fisnike. PD-ja u themelua në vendin e diktaturës më të egër, më çnjerëzore. U themelua si partia e lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Bulqizës dhe Shqipërisë. Demokratë në vizionin tonë, së bashku me gjithë shqiptarët, në një revolucion që përbën një nga faqet më të ndritura të historisë tonë kombëtare për liri, në rrugë paqësore përmbysëm një rend barbar.

Misioni ynë ishte misioni i rikthimit të lirisë dhe dinjitetit të qytetarëve shqiptarë. Misioni ynë ishte vendosja e Shqipërisë dhe shqiptarëve në anën e drejtë të historisë, rreshtimi i tyre me aleatët e vetë natyral. Misioni ynë ishte mbrojtja e interesit kombëtar pavarësisht na çmimi. Shqipëria vinte në vitin 1990, si vendi më i tradhtuar. Kombi shqiptar ishte kombi më i tradhtuar. Enver Hoxha edhe në vitin 1982 mburrej se Kosovën ua lamë Titos, ua lamë jugosllavëve. Ne u ngritëm me guxim për të drejtën e shqiptarëve për të qenë të lirë kudo që janë, u ngritëm me guxim për të mbrojtur çështjen shqiptare.Nuk kishim shkolla politike, po kishim ideale të larta fisnike njerëzore, kishim dashuri për Shqipërinë dhe sot demokrate e demokratë, mblidhemi në këtë sallë e kudo që jemi me një trashëgimni të pakrahasueshme e cila bën krenar ju, fëmijët tuaj dhe brezat që vijnë.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha është shprehur se revolucioni i PD-së ka një mision, përmbysjen e asaj që ai e quan regjim i Edi Ramës

Sali Berisha: Por sot pas 32 vitesh ne përballemi me një monizëm të ri. Ky monizëm nuk bazohet më në doktorinën çnjerëzore Marksiste-Leliniste, por bazohet në krimin, drogën, vjedhjen, varfërimin tuaj. Bazohet në urrejtjen e qeveritarëve ndaj qytetarëve. Bazohet në diskrimimin masiv të qytetarëve. Ndaj dhe ne jemi sot në këmbë, jemi përsëri në një revolucion, në një besë me njëri-tjetrin se do të ecim të sigurtë drejt fitores tonë. Sot kemi para jush kandidatë të shkëlqyer, Durim Fikun, në Peshkopi, Mat, kudo, njerëz që i zgjodhët me votën tuaj të lirë. Kemi kandidatë të vullnetit tuaj politikë. Nuk ndalin nga shpellat, nga perdet, por vijnë me firmën tuaj, vijnë me respektin e thellë ndaj jush.

Shqipëria nuk ka patur ndonjëherë kandidatë të vullnetit të lirë, siç janë kandidatët tanë në këto zgjedhje. Revolucioni ynë ka një mision kryesor, fitoren e tyre, përmbysjen e monizmit bashki në bashki. Revolucioni ynë ka një mision, përmbysjen e regjimit të Edi Ramës. Një regjim i cili nuk është armik vetëm i demokratëve, por i mbarë shqiptarëve. Nga viti 2014 deri në vitin 2022, nga ky regjim u larguan nga Shqipëria 937 mijë shqiptarë vetëm në BE. Nga këta rreth 80% nën moshën 32 vjeçare. Kurrë në histori, asnjë luftë, asnjë epidemi, asnjë pushim dhe asgjë nuk ka shkretuar shqiptarët sa Edi Rama.



Ju sugjerojmë

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin
Bota

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin

29 Qershor, 2026 2:29 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Plagosi me armë 35-vjeçarin në Prrenjas, arrestohet autori i dyshuar

29 Qershor, 2026 2:16 pm
Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë
Bota

Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë

29 Qershor, 2026 2:11 pm
Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin
Kryesore

Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin

29 Qershor, 2026 2:05 pm
Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi
Aktualitet

Kujtim Cakrani: Nuk do të jem më avokat i Ilir Metës, ka humbur mirëbesimi

29 Qershor, 2026 2:02 pm
Shpallja e armëpushimit 2-javor, bien ndjeshëm çmimet e naftës
Bota

Ngushtica e Hormuzit, Irani: Do të vendosim një tarifë për shërbimet

29 Qershor, 2026 2:00 pm
Arrestohet stjuardesa në Australi, i zbulohet heroinë me vlerë 302 mijë euro
Bota

Arrestohet stjuardesa në Australi, i zbulohet heroinë me vlerë 302 mijë euro

29 Qershor, 2026 1:57 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Pogradec

29 Qershor, 2026 1:55 pm
Rama i publikon “CV” protestuesit: Kulluri i proceduar për rrahje, kanosje e vjedhje
Politikë

Rama i publikon “CV” protestuesit: Kulluri i proceduar për rrahje, kanosje e vjedhje

29 Qershor, 2026 1:48 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin pranon mungesa të energjisë pas sulmeve të Ukrainës

29 Qershor, 2026 1:23 pm
Para
Tentuan ta shfrytëzonin si prostitutë, Matilda: Shpëtimtari im u arrestua për vrasje

Tentuan ta shfrytëzonin si prostitutë, Matilda: Shpëtimtari im u arrestua për vrasje

COVID-19 në Shqipëri/ 43 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

COVID-19 në Shqipëri/ 11 raste të reja, asnjë viktimë

Plani i Kinës për t’i dhënë fund luftës

Plani i Kinës për t’i dhënë fund luftës
















TE FUNDIT

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin

Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, Policia arreston autorin
29 Qershor, 2026

Pesë persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në qytetin Stade, në veri të Gjermanisë, ndërsa policia...

Lexo më shumë

Plagosi me armë 35-vjeçarin në Prrenjas, arrestohet autori i dyshuar

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
29 Qershor, 2026

Nikolla Agolli, i identifikuar si autori i dyshuar i plagosjes se një 35-vjeçari në Përrenjas është arrestuar nga policia. Arrestimi...

Lexo më shumë

Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë

Kina do të dërgojë më shumë se 14 milionë dollarë furnizime emergjente në Venezuelë
29 Qershor, 2026

Kina është bërë vendi i fundit që dërgon ndihmë në Venezuelë, pasi vendi u trondit nga tërmetet javën e kaluar....

Lexo më shumë

Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin

Rama: Transformimi i shëndetësisë është në sytë e atyre që duan të shohin
29 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në inagurimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”. Ai e vuri theksin te transformimi jo vetëm i godinës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}