Në daljen e tij për mediat, ku shoqërohej nga një grup i madh mbështetësish, Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Rama se ka rrethuar godinën me anëtarë të RENEA-s dhe Gardës së Republikës.
“Një togë e Reneas dhe një togë e Gardës kanë rrethuar godinën. Ato janë taksat e shqiptarëve për të ruajtur Lul Bravën”, tha Berisha.
Duke ju drejtuar Kryeministrit Rama, ai tha: “E ka mbushur tarracën me gardistë. Revolucioni po të troket në dyert e kalbura të ndërtesës tënde”./Opinion.al