Pas vendimit të kryeministrit Rama për t’i dhënë pushim administratës ditën e hënë ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha, i cili në rrjetet sociale shkroi se Rama po u thotë shqiptarëve se:
“Këtë shpërblim e keni nga unë, vetëm e vetëm që ta dini se unë jam në sevda të madhe për suksesin e fundit, që duan të ma grabisin me mediat sociale, barbarët! Poshtë opozita jonë! Poshtë portalet dhe mediat online!!” – shkruan Berisha.