Ish- kryeministri Berisha i është kthyer akuzave për vëllanë e Kryeministrit. Nga foltorja e Parlamentit ai u shpreh “Olsi Rama është gjetur në sistemin TIMS të kalojë kufirin me makinë e përshtatur për transport droge më 10 tetor të vitit 2014 nga Ilir Hoxha, Gjonaj dhe Genci Xhixha, kanë kaluar kufirin të gjithë ata që janë brenda”- tha Berisha.
“I them këtij zotërisë, a është kjo një akuzë konkrete, dil dhe jep shpjegime pse yt vëlla në makinën e kokainës, yt vëlla erdhi me bandë nga Bostoni që merret me trafik drogë dhe të pista, por kjo ishte akuzë e përgjithshme mund të thoni ju. Tani na thuaj pak është yt vëlla cfarë don ai me makinën e drogës, një nga kryesorët e Xibrakës, apo do thuash si Xhafa, c’me duhet mua se cfarë bën im vëlla. Edi Rama kush i solli kriminelët në Kuvend?
Ndokën përdhunues, Frrokun vrasës, Prengën hajdut vilash dhe trafikant, i solli opozita apo i solle ti? Ti i solle se krimi i dobishëm është për tu nderuar. A kam të drejtë të quaj unë ty Edvin Ndoka, Prenga, Frroku, shumë të drejtë, nuk ke denoncuar asnjë prej tyre”, tha Berisha.