Politikë

Berisha: Rama tentoi të caktonte rektorin e universitetit me bandën më të rrezikshme



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:51 - 21/12/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha është takuar pasditen e sotme me pedagogë dhe arsimtar, ku ka folur për problematikat e sistemit të arsimit, për të cilat bëri përgjegjëse qeverinë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Rama arriti deri në pikën sa të caktonte rektorin e Universitetit të Tiranës përmes bandave më të rrezikshme.

Kryedemorkati theksoi se në vendin tonë është gositur liria akdemike, duke krijuar keqfunskionim të të arsimit.

“Në një nga aktet më të papërgjegjshme por dhe më dëmtuese u godit liria akademike, kushti i të gjitha kushteve që një universitet të funksionojë dhe të përmbushë misionin e tij. Shprehja e goditjes së lirisë akademike janë të shumta por ato kulmuan kur Rama vendosi të caktojë me bandën më të rrezikshme të kryeqytetit rektorin e universitetit. Kjo nuk ka ndodhur askund gjatë 3 mijë viteve të fundit. Ky akt dëshmonte se cili është koncepti i tij për universitetin. Ky akt nuk ishte i shkëputur, ishte i shoqëruar me vendosjen e komisarëve në bordet e universiteteve. Ky akt u shoqërua nga bllokimi i gradave shkencore në universitetet publike. Vendim që solli ndërprejen e veprimtarisë shkencore të këtyre institucioneve, të asaj që i jepte oksigjen universitetit. Ky akt u shënua me rënien dramatike të buxhetit për kërkimin shkencor. Shqipëria ka një buxhet për kërkimin shkencor 10 herë më të ulët se sa mesatarja e BE-së.”, tha Berisha.

Pas