Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Rama synoi të na asgjësonte, por ne jemi më të fortë se kurrë

2023/01/28 at 11:59 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama synoi të na asgjësonte, por ne jemi më të fortë se kurrë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Burrel, në një ceremoni të zhvilluar për 32-vjetorin e themelimit të degës së PD në këtë qytet.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se në udhëtimin e saj 32-vjeçar, PD ka njohur, ngjitjet dhe suksese të jashtëzakonshme, por edhe gabimet dhe problemet e saj.

Teksa foli për arritjet e partisë që ai drejton në kohën kur ishte në qeveri, Berisha akuzoi Ramën për asgjësimin e opozitës shqiptare.

Më tej ai theksoi se PD është më e fortë se kurrë.

“Në udhëtimin e saj 32-vjeçar, PD ka njohur, ngjitjet dhe sukseset e jashtëzakonshme, por edhe gabimet dhe problemet e saj.

Pasi i ka njohur gabimet, shqiptarët i rikthyen besimin pas vitit 1997 dhe ajo në 8 vite qeverisje e ndryshoi Shqipërinë më shumë se sa kishte ndryshuar ajo në 800 vite të ekzistencës së saj.

Shqipëria ndërtoi rrugë, ura dhe tunele më shumë se të gjitha vendet e rajonit së bashku.

Shqipëria erdhi në moshën dixhitale. Ndryshoi arsimi, shëndetësia. Dhe ajo po kapte horizontet që meritonte. Por nga viti 2013 gjer më sot, koha ka ndaluar për Shqipërinë, koha është kthyer mbrapsht për Shqipërinë.

Më 11 dhjetor të vitit 1990, në plenumin e hoxhistëve, një njeri do ngrihej me klithma shtazore për t’u futur tanket studentëve, dhe ky njeri, armik i egër i pluralizmit, ishte daja i Edi Ramës apo babë Koleka siç e thërriste Edi në atë kohë Spiro Kolekën.

32 vite më vonë, Edi Rama, pasaardhës i babait që firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela, ka vendosur dhe mendon të finalizojë veprën e tyre kriminale: asgjësimin e opozitës shqiptare.

Edi Rama, sot kryeministri më i korruptuar i planetit, ka përdorur të gjitha mjetet për të marrë peng opozitën. Ka përdorur agjenturë ruse, ka përdorur diplomatë të korruptuar, ka përdorur një monstër siç është Xhorxh Sorosi, për asgjësimin e PD-së.Por sot, ne jemi më të fortë se kurrë. Jemi më të fuqishëm se kurrë.

Forca qëndron në idealet tona, janë idealet tona, idealet e lirisë, e drejtësisë shoqërore, e interesit kombëtar. Ato janë të përjetshme sa ç’janë kombet të përjetshme. Ato do jetojnë aq sa do jetojë kombi shqiptar. PD do mbetet besnike e përjetshme e tyre”-tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Ish-ministri i qeverisë “Kurti 2” emërohet drejtor i Portit të Durrësit
Aktualitet

Ish-ministri i qeverisë “Kurti 2” emërohet drejtor i Portit të Durrësit

27 Tetor, 2025 3:01 pm
Olsian Çela në Kuvend: Po hetohet përdorimi i administratës në fushatë zgjedhore
Aktualitet

Olsian Çela në Kuvend: Po hetohet përdorimi i administratës në fushatë zgjedhore

27 Tetor, 2025 2:20 pm
Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit
Aktualitet

Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit

27 Tetor, 2025 2:12 pm
Sa do të zgjasë verifikimi për gjyqtaren Gjoka? Përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm
Aktualitet

Sa do të zgjasë verifikimi për gjyqtaren Gjoka? Përgjigjet Prokurori i Përgjithshëm

27 Tetor, 2025 2:10 pm
Pasuritë në sekuestro, Gjykata e Posaçme rrëzon Argita Berishën dhe Malltezin
Kronikë

Pasuritë në sekuestro, Gjykata e Posaçme rrëzon Argita Berishën dhe Malltezin

27 Tetor, 2025 1:23 pm
Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë
Kryesore

Berisha paralajmëron protesta: S’do e lejojmë situatën të degradojë

27 Tetor, 2025 1:12 pm
“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja
Kryesore

“Komisioni i Zgjedhores teatër”, Shehaj: Duan të vrasin partitë e reja

27 Tetor, 2025 12:56 pm
Burevestnik/Çfarë është raketa e re ruse me shtytje bërthamore e testuar nga Putini?
Bota

Burevestnik/Çfarë është raketa e re ruse me shtytje bërthamore e testuar nga Putini?

27 Tetor, 2025 12:38 pm
Trump: Dua të takohem me Kim Jong-un
Bota

Trump: Dua të takohem me Kim Jong-un

27 Tetor, 2025 11:59 am
PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…
Kryesore

PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…

27 Tetor, 2025 11:21 am
Para
Vrasja e Armend Xhikës në Britani, I dyshuari: Armën e kisha për të frikësuar

Urimi i Ramës për Kadarenë: Mirënjohje për monumentin që i ka ngritur gjuhës shqipe

Vrasja e Armend Xhikës në Britani, I dyshuari: Armën e kisha për të frikësuar

Vrasja e Armend Xhikës në Britani, I dyshuari: Armën e kisha për të frikësuar

Durrës/ Plagoset me armë zjarri 28-vjeçari

Goditi me thikë 25-vjeçarin në pjesë të ndryshme të trupit, arrestohet autori

TE FUNDIT

Ish-ministri i qeverisë “Kurti 2” emërohet drejtor i Portit të Durrësit

Ish-ministri i qeverisë “Kurti 2” emërohet drejtor i Portit të Durrësit
27 Tetor, 2025

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me një foto përkrah ish-ministrit të Infrastrukturës së...

Lexo më shumë

Trump godet Putin: Të bëjë paqe, jo të testojë raketa bërthamore

Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin
27 Tetor, 2025

Vladimir Putin aktivizon ushtrinë për të mbrojtur Kremlinin. Është ky imazhi që po bën xhiron e rrjetit, ndërsa Ukraina ka...

Lexo më shumë

Olsian Çela në Kuvend: Po hetohet përdorimi i administratës në fushatë zgjedhore

Olsian Çela në Kuvend: Po hetohet përdorimi i administratës në fushatë zgjedhore
27 Tetor, 2025

Prokurori i Përgjithshëm, Olsan Çela iu përgjigj pyetjes së deputetit të PD, Agron Gjekmarkaj në lidhje për krimet zgjedhore. Çela...

Lexo më shumë

Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit

Olsian Çela: Nga numri i ulët i prokurorëve deri tek rritja e kriminalitetit
27 Tetor, 2025

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar për të dytën herë bilancin e punës së kryer nga Prokuroria e Përgjithshme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com