Aktualitet

Berisha: Rama se shkarkon dot Veliun, ai di shumë gjëra. 7 korriku vetëm fillimi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 01/07/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme për mediat teksa u ndal te ngjarja e Elbasanit, ku disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit u vra Pjerrin Xhuvani tha se kryeministri Edi Rama, është “peng” i ish drejtorit te Pergjithshem te Policisë, Ardi Veliu.

Berisha tha se Rama nuk e shkarkon dot Veliun pasi ky i fundit di shumë gjëra për të. Më tej, Berisha paralajmëroi Ramën se 7 korriku është vetëm fillimi.

“Edi Rama është peng i Ardi Veliut se Ardi Veliu di shumë gjëra për Edi Ramën ndaj nuk e shkarkon dot atë.

Edi Ramës i them që ky është vetëm fillimi. Edvin 7 korriku është vetëm fillimi të garantoj dhe dije mirë se fjala ime është fjalë”-tha Berisha.

Ardi Veliu aktualisht mban detyrën e zvendës/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pas