Aktualitet

Berisha: Rama përdori në Bruksel gjuhën e Putinit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 28/06/22 |
Opi Nion

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së PD, kreu i PD Sali Berisha, e ka konsideruar si gjuhë ordinere fjalimin e Kryeministrit  Edi Rama në samitin e BE-së në Bruksel.

Sipas tij, Rama shkoi në Bruksel si përfaqësues i Vuçiçit ndërsa theksoi se kreu i qeverisë shqiptare përdori një gjuhë të ngjashme me atë të Lavrovit, Putinit apo Lukashenkos ndaj udhëheqësve të BE-së.

“Samiti i Brukselit zbuloi para gjithë shqiptarëve që Rama shkoi në Brukses si përfaqësues i Aleksandër Vuçicit dhe jo i Tiranës, i shqiptarëve. Përdori një gjuhë ordineri, gjuhë të cilin mund ta përdorë vetëm Lavrovi, apo Putini apo Lukashenko ndaj udhëheqësve të BE”, u shpreh Berisha.

Më tej Berisha tha:“Bullgaria ka qenë një nga avokatet kryesore në Gjykatën e Hagës kur është gjykuar çështja e pavarësisë së Kosovës. I ka bërë asaj pavarësie një mbrojtje të shkëlqyer. Duhet të jesh si Rama që të sulmosh një vend që tradicionalisht ka vetëm qëndrime dhe vendime miqësore ndaj shqiptarëve. E bën kryekëput sulmin për llogari të Beogradit. Nuk e lidh asgjë sulmin e tij ndaj Bullgarisë me shqiptarët, as me Kosovën. Po gërshetohen të gjithë faktorët që e bëjnë këtë qeveri kryekëput çnjerëzore”./Opinion.al

Pas