Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Rama liroi ‘Hakmarrjen për Drejtësi’ në prag të zgjedhjeve, tani radhën e ka Aldo Bare

2017/02/13 at 2:11 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tension në Parlament/ Shpërthen Berisha: Rrugaç, fundërrinë

Ish kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar mes opozites dhe maxhorances ne lidhje me ndryshimet ne Kodin Penal./r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a parliamentary session.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ishte i ashpër në reagimin e tij për lirimin nga të gjitha akuzat të organizatës së quajtur “Hakmarrja për Drejtësi”. Me një vendim të dhënë sot nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, 10 anëtarët e ‘Hakmarrjes’ mund të rikthehen lirshëm në Shqipëri, pasi ndodhen jashtë në azil politik.


Berisha thotë se Rama po i liron njerëzit e rrezikshëm të bandave në prag të zgjedhjeve dhe paralajmëron se së shpejti do lirohet dhe Aldo Bare.

Statusi i plotë i Berishës

Sot ne Banditistan!

Kryebanditi Edvin Kristaq Rama shpall te pafajshem anetaret e organizates terroriste “Hakmarrja per Drejtesi”!
Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama, sot, ne perputhje me nje marreveshje elektorale te vitit 2013 me grupin terrorist “Hakmarrja per Drejtesi”, shpalli te pafajshem drejtuesit kryesor te grupit, vellezerit Shyti, djeme te xhelatit te diktatures komuniste Harejdin Shyti i denuar per genocid dhe krime kunder njerezimit nga gjykatat shqiptare.

Mbi kete grup vrasesish rendojne aktet terroriste dhe dhjetra krime me monstruoze, listen e te cilave e keni ketu me poshte. Pas ketij akti kriminal pritet qe kryebanditi Edvin Kristaq Rama te liroje, ne perputhje me detyrimin e tij, Aldo Baren dhe banden e tij, per te plotesuar keshtu radhet e banditeve qe i mungojne atij!

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete veper kriminale te Edvin Kristaq Rames, u bej thirrje shqiptareve te bashkohemi me shume se kurre, dhe me revolucionin tone demokratik qe nis me dt 18 shkurt te shpetojme vehten, femijet tane shoqerine dhe Shqiperine nga sundimi i kryebanditit dhe bandave te tij! sb

17 KRIMET E “HAKMARRJES PËR DREJTËSI”

29.01.1993 – Grabitet dega e valutës së Bankës së Kursimeve rreth 307 mijë dollarë

13.04.1993 Grabitet selia e shoqërisë “IAP”, ku vidhen rreth 53 mijë dollarë

15.12.1993 – Vritet tek “21 dhjetori” Sami Jata dhe nuk mund t’i vidhen lekët që transportonte

11.08.1994 – Shoqëria “Shkumbin Petrol” grabitet në mes të ditës, merret kasaforta dhe shpërthehet më vonë, ku i vodhën 2.6 milion lek të reja

12.10.1994 – Grabitet shoqëria “IAP”, merren 3.500 dollarë dhe plagoset roja, Eduard Trimi

13.12.1994 – Vidhet me pasojë vdekjen shtetasi Pal Prendi nga Vlora, punonjës i pikës së grumbullimit të parave të “Gjallicës”. Grabiten 2 arka me para. Shuma 3 milion lekë.

14.01.1995 – Grabitet argjendaria “Agron”, në vlerën 576.377 lekë të reja

20.01.1995 – Grabitet Banka e Kursimeve dega në Vlorë, në vlerën 2.6 milion lekë

21.01.1995 – Grabitet kompania e sigurimeve shoqërore “INSIG”, ku grabiten rreth 156 mijë lek të reja, me pasojë plagosjen e punonjësit të kësaj shoqërie

03.03.1995 – Grabitet Ndërmarrja e Lëndëve Djegëse në Tiranë “Butongas”, ku i vidhen rreth 430 mijë lek të reja

12.04.1995 – Vritet dhe më pas i merren lekët shtetasit Pirro Komini, që transportonte lekët e “VEFA”-s në banesën e tij, në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Vlera 18 milion e 500 mijë lekë i grabiten

15.06.1995 – Grabitet fabrika e sfungjerit “Albafon” në Laprak ku i vodhën rreth 940 mijë lek të reja

31.10.1995 – Rrëmbehet fëmija Erjon Nushi, prindërve u kërkohet 200 mijë dollarë, por lirohet 3 ditë më pas pa marr lekët e kërkuar

12.01.1996 – Grabitet filiali i shoqërisë “VEFA” në Vlorë, merren 145 mijë dollarë

18.04.1996 – Grabitet Banka Kombëtare Tregtare dega Vlorë, merren 2.2 milion lekë të reja

26.02.1996 – Vendosja e eksplozivit në super-marketin e kompanisë “VEFA” në Tiranë, vriten katër persona plagosen 17 të tjerë

26.07.1996 – Vritet ish-drejtori i burgjeve, Bujar Kaloshi në afërsi të shtëpisë së tij.

Etiketa: berishahakmarrja per drejtesi e pafajshmereagim


Ju sugjerojmë

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
Bota

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

27 Qershor, 2025 10:39 pm
Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
Aktualitet

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

27 Qershor, 2025 10:14 pm
Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan
Bota

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan

27 Qershor, 2025 9:55 pm
Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë
Aktualitet

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

27 Qershor, 2025 9:42 pm
Vuçiç: Nuk kam ndryshuar vendim për ta vizituar Moskën
Rajoni

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

27 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…
Aktualitet

“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi kërkon para shtesë për…

27 Qershor, 2025 9:14 pm
Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…
Politikë

Rinumërimi i votave në Tiranë, Bele:Fenomene minore,nuk bëhet fjalë për trafikim…

27 Qershor, 2025 8:55 pm
Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington
Bota

Ruanda dhe Kongo nënshkruajnë marrëveshje paqeje në Uashington

27 Qershor, 2025 8:40 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Putin thotë se propozimet për paqe të Rusisë dhe Ukrainës janë kontradiktore

27 Qershor, 2025 8:19 pm
Dënohet me burgim të përjetshëm Malaj, shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm Malaj, shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

27 Qershor, 2025 8:00 pm
Para
Forbes: Shqipëria një nga 30 vendet që duhet të vizitoni në 2017-ën

Forbes: Shqipëria një nga 30 vendet që duhet të vizitoni në 2017-ën

Raporti/ Thaçi: BE-ja ka dështuar ta trajtojë Kosovën në mënyrë të barabartë

Formohet komisioni për 'pajtim dhe të vertetë', me nismën e Thaçit

Çmimet BAFTA 2017: Një tjetër triumf për La La Land

Çmimet BAFTA 2017: Një tjetër triumf për La La Land
















TE FUNDIT

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme

Trump: E dija me saktësi ku fshihej Khamenei, e shpëtova nga një vdekje e turpshme
27 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lëshuar një deklaratë të fortë kundër udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, duke e...

Lexo më shumë

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

Banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza
27 Qershor, 2025

Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan janë ankuar banorët e njësisë 14, Kashar, pasi prej 25 ditësh sipas...

Lexo më shumë

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan

Presidenti Trump pezullon menjëherë bisedimet tregtare me Kanadan
27 Qershor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve tregtare me Kanadanë, për shkak të një politike të...

Lexo më shumë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë

Fier/ Përfshihet nga flakët një stallë, shpëtohen bagëtitë
27 Qershor, 2025

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pronë private në fshatin Peshtan të Fierit. Sipas informacioneve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com