Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama mund të rrëzohet nga pushteti për 24 orë.
Duke akuzuar kreun e qeverisë për korrupsion, Berisha tha në “ABC” se Rama po largon votën e lirë nga partia, ndërsa zotohet se do të mbrojë votën e shqiptarëve.
“Thelbi i betejës për mua është rikthimi i votës së lirë. Unë jap fjalën e nderit para shqiptarëve se beteja për votën do të jetë betejë vendimtare për shqiptarët. Unë do të mbrojë votën e shqiptarëve. Edi Rama është kalbësirë që përmbyset për 24 orë, ta garantoj unë. Po t’ia bëj borxh popullit, populli e ngre me lecka atë”, tha Berisha.