Aktualitet

Berisha: Rama i habiti të gjithë në Samitin e NATO-s, i vetmi që mbështeti Vuçiç



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:50 - 03/06/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën e kësaj të premteje, akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama se mbron interesat e Serbisë dhe jo të Kosovës.

Ai tha se Rama ishte i vetmi që mbështeti Serbinë në samitin e fundit të NATO-s. gjë që sipas tij habiti edhe nivelin më të lartë në samit. Sipas Berishës, mes shqiptarëve dhe serbëve, Rama ka bërë zgjedhjen, ai qëndron në anën e serbëve.

“Rama ka qenë i vetmi kryetar qeverie në samitin e fundit të NATO-s që ka mbrojtur Serbinë dhe Vuçiç, gjë që habiti nivelin më të lartë në samit dhe mori falënderimet nga Vuçiç. Mes shqiptarëve dhe serbëve, Rama ka bërë zgjedhjen, ai qëndron në anën e serbëve.

Ai ka patur projekte ogurzeza për ndarjen e Kosovës së bashku me Vuçiç. Sa i përket Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ata jo vetëm nuk duhet të presin shqiptarët, pasi janë me të drejta të kufizuara dhe me një politik të qartë spastrimi etnik”, tha Berisha.

Pas