Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Rama i ftuar për darkë nga McGonigal në një restorant intim në ishullin turistik

2023/09/14 at 11:50 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sterilizimi, Berisha: Zhdukja e kontratës origjinale, fshehje e gjurmëve të vjedhjeve

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim të gjatë në rrjetet sociale i është përgjigjur


statusit të djeshëm të kryeministrit Edi Rama, i cili u ndal në tre çështje kryesore, te Presidenca e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, rasti i Fredi Belerit dhe dialogu Kosovë-Serbi.

Berisha thotë se Rama në ulsen e kryetarit të seances së Keshillit të Sigurimit do të flasë i rrethuar nga dhjetra dhe qindra telefonata të kriptuara të tij me bandat dhe mikun e tij McGonigal.

Sa i takon drejtësisë, Berisha thekson se SPAK në zbatim të ligjit ka arrestuar zyrtarë të lartë e madje dhe ministra, por sipas tij Prokuroria e Posaçme në shkelje flagrante të ligjit ka mbrojtur  me urdhër të Ramës për vjedhjen e shekullit, Erion Veliajn, Engjëll Agaçin, Artur Metanin, dhe Ilir Beqajn.

Për çështjen Beleri, Berisha thekson se për interesa mafioze të tij, Rama po shpërfill kushtetutën dhe çdo ligj.

Së fundmi ish-kryeministri thotë se kryeministri Rama para se të kthehet në Shqipëri është i ftuar për darkë nga miku i tij McGonigal, por kësaj here jo në St. George ku darkonin me 10 mijë dollar, por në një restorant tjeter më intim, në ishullin “turistik” Rikers.

Postimi i plotë

Në Këshillin e Sigurimit çalë, zvarrë!

Miq, Edi Rama me memon e tij konfidenciale, dëshmoi se niset këtë vit për në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, jo vetëm për herë të fundit, por edhe i tmerruar.

Para 15 viteve u vendos që sipas rradhës Shqipëria nga grupi i saj, në mos gabohem prej rreth 40 vendesh, të zgjidhet kur t’i vinte rradha me rrotacion si anëtare e përkohshme (dmth me afat dy vjeçar) e Këshillit të Sigurimit të OKB. Kjo rradhë erdhi me 1 janar të vitit 2022. Aso kohe tek merrja pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB mendova të ndiqja punimet, një seancë të Këshillit të Sigurimit. Këshillin e Sigurimit atë muaj e drejtonte Libia dhe rastisi që atë seancë që shkova ta ndiqja, morën pjesë udhëheqësit e vendeve kryesore të botës dhe drejtonte koloneli Gedafi, një diktator i vendit të tij dhe sponsorizues i terrorizmit ndërkombëtarë. Gedafi ishte njeriu me fjalim gjatë në sallën e Asamblesë së Përgjithshme dhe i tillë u tregua ai edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, gjë që detyroi disa të pranishëm të largoheshin nga mërzia. Shembullin e tyre ndoqa dhe unë.

Në fakt midis ish liderit libian dhe Edi Ramës ka dallime të pamohueshme, por edhe afrime, ngjashmëri të padiskutueshme. Gedafi ishte diktatori me fjalim gjatë në Asamble. Në fakt fjalimet e mërzitshme të Ramës janë të gjata natyrisht jo sa të Gedafit, por afërsisht sa të Lukashenkos.

Gedafi ishte sundimtar i një Republike Islamike dhe sponsorizues i terrorizmit ndërkombëtar. Edi Rama është kryeminister i një Republike Laike, por që ka ndërtuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë dhe që është provuar se ka lidhje me Sinaloan e Meksikës dhe bandat më të rrezikshme të Europës dhe botës. Rikujtoj këtu se Shërbimet Inteligjente të vendeve partnere kanë gjetur se nga 8 mijë telefonat e kriptuar si Sky Ecc, Encrochat etj që operojnë në Shqipëri për komunikim midis organizatave kriminale, përqendrimi i tyre më i lartë gjendej në ndërtesën e Këshillit të Ministrave në Tiranë. Thuhet se Rama vet ka dy të tillë, me njërin prej të cilëve komunikonte vetëm me një njeri në planet dhe ky ishte Charles McGonigal. Pra Rama në ulsen e kryetarit të seances së Keshillit të Sigurimit flet i rrethuar nga dhjetra dhe qindra telefonata të kriptuara të tij me bandat dhe mikun e tij McGonigal, i cili që nga dita e arrestimit nuk i ndahet për asnjë çast.

Miq, shënimi konfidencial i Ramës tregonte laftarinë shpirtërore që përjeton nga dosja McGonigal. I sigurt që nuk arrestohet kesaj rradhe ai e din se ky është udhëtimi e tij i fundit në SHBA si zyrtar.

Po kështu mesazhi i tij për drejtësinë dëshmon se ai ka tronditjen e njeriut që kapet me presh në dorë. Vërtetë SPAK në zbatim të ligjit ka arrestuar zyrtarë të lartë e madje dhe ministra, por është po kaq e vërtetë se SPAK në shkelje flagrante të ligjit ka amnistuar me urdhër të Ramës për vjedhjen e shekullit, Erion Veliajn, Engjëll Agaçin, Artur Metanin, Ilir Beqajn dhe vetëm e vetëm se të gjitha lidhjet e tyre me krimin prej qindra milion euro të çojnë direkt tek Edi Rama. Me këto amnisti SPAK i faktoi shqiptarëve se është në kontrollin e plotë të Edi Ramës. Por ky kontroll tashmë i padiskutueshëm për çdo shqiptar, Ramën e tmerron sepse mendon çdo ditë, mirë këta i amnistova unë sot, po mua kush do të më amnistoj nesër?

Nga shënimi i tij konfidencial Rama u shpërfaq i tmerruar nga çeshtja Beleri apo siç e quajti ai patatja e nxehtë që i ka mbetur keq në fyt.

Rasti Beleri e nxorri Ramën lakuriq siç është, njeriu që për interesa mafioze shpërfill kushtetutën dhe çdo ligj e madje interes të vendit të tij. Në ligjet e Shqipërisë dhe në rregjistrat e saj gjyqësor nuk ekziston asnjë nen apo vendim drejtësie që ndalon betimin e Fredi Belerit, të zgjedhur me votën e qytetarëve, të shkojë me një leje administrative e të bëjë betimin si kryetar i Bashkisë së Himarës. Belerin nuk e lejon të bëjë betimin vetëm Edi Rama i cili bën prokurorin, gjykatësin, skapistin, gjykatësin e lartë, drejtorin e burgut etj etj. Por ky është një akt antidemokratik, edhe një herë i bazuar në interesa personale mafioze të Edi Ramës me pasoja serioze në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Në memon e tij Rama tregon se ndihet i tmerruar nga dështimi spektakular i tij për të marrë rolin e kryenegociatorit për Kosovën. I flakur si limon i shtrydhur nga padroni i tij Vuçiç, i shpërfillur deri në pamëshirësi nga Albin Kurti, Edi Rama doli nga perpjekja fantazmogorike e tij thjesht një sherr i pavlerë, një barsoletë e gjallë shëtitëse si Saçi i dikurshëm në rrugët e Tiranës

Së fundi miq, ju informoj se Edi Ramës para se të kthehet në Shqipëri është i ftuar për darkë nga miku i tij McGonigal, por kësaj here jo në St. George ku darkonin me 10 mijë dollar, por në një restorant tjeter më intim, në ishullin “turistik” Rikers.

 

 



Ju sugjerojmë

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë
Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë

11 Janar, 2026 9:26 am
Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës
Aktualitet

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës

11 Janar, 2026 9:08 am
Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
Bota

Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

11 Janar, 2026 9:03 am
Horoskopi, 11 janar 2026
Bota

“Jemi mirë”, Maduro i dërgoi mesazh, i biri: Duhet të jemi të bashkuar

11 Janar, 2026 9:02 am
Parashikimi i motit, 11 janar 2026
Kryesore

Parashikimi i motit, 11 janar 2026

11 Janar, 2026 9:00 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 11 janar 2026

11 Janar, 2026 8:58 am
Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
Bota

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

10 Janar, 2026 9:10 pm
Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
Kronikë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

10 Janar, 2026 5:17 pm
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
Aktualitet

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

10 Janar, 2026 4:09 pm
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Aktualitet

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

10 Janar, 2026 3:27 pm
Para
Berisha-Spiropalit: Elisa, zhvillimi psiko-seksual kalon në 5 stade…

Berisha-Spiropalit: Elisa, zhvillimi psiko-seksual kalon në 5 stade…

Video/ Përballë njëri-tjetrit, dalin pamjet e takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel

Video/ Përballë njëri-tjetrit, dalin pamjet e takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel

Rreth 7 mijë emigrantë mbërrijnë brenda 24 orëve në Lampedusa, Meloni kërkon ndihmë

Rreth 7 mijë emigrantë mbërrijnë brenda 24 orëve në Lampedusa, Meloni kërkon ndihmë
















TE FUNDIT

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë
11 Janar, 2026

Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm, me nivele uji nën kuotat...

Lexo më shumë

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës

Lumi Seman del nga shtrati, Vengu: Evakuimi i banorëve ka vijuar gjatë gjithë natës
11 Janar, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, njoftoi se forcat e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut vazhduan gjatë natës operacionet e tyre...

Lexo më shumë

Trump pezullon ndihmat për Minnesota-n: 129 milionë dollarë të bllokuara

Nga Groenlanda te Kuba, cilat vende janë në shënjestër të Trump pas Venezuelës?
11 Janar, 2026

Administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur të pezullojë 129 milionë dollarë fonde federale për Minnesota-n, duke pretenduar se në...

Lexo më shumë

“Jemi mirë”, Maduro i dërgoi mesazh, i biri: Duhet të jemi të bashkuar

Horoskopi, 11 janar 2026
11 Janar, 2026

Ligjvënësi venezuelian Nicolas Maduro Guerra tha të shtunën se babai i tij, Nicolas Maduro, i dërgoi një mesazh përmes avokatëve të tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com