Aktualitet

Berisha: Rama fali 1,5 milionë m2 tokë në Durrës për ndërtimin e Dubai City



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:40 - 15/08/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha ka denoncuar këtë të hënë atë që ai e cilësoi aferën mafioze korruptive të Edi Ramës me Portin e Durrësit.

Në një deklaratë nga selia blu Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se me projektin e Portit të Durrësit i ka dhënë një kompanie private 1,5 milionë metra katrorë truall për ndërtimin e atij që e quajti “Dubai City”.

“Rama është kapur sot në flagrancë me vjedhjen e 420 mln eurove për djegëset. Gjithçka me firmën e tij, Edi Rama vrapon të vendosë në harresë këtë vjedhje me dy mega-afera të mëdha që janë dhjetëfishi i kësaj shume. Afera e Butrintit dhe ajo e Portit të Durrësit. Jam sot këtu për të denoncuar për të shumtën herë aferën mafioze, korruptive të Edi Ramës me portin më kryesor dhe shekullor e mijëvjeçar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Portin e Durrësit. Kjo aferë vjen në dhunim flagrant ë të gjitha ligjeve të vendit. Edi Rama deklaron se i ka dhënë një kompanie territorin 1.5 mln metër katror të Portit të Durrësit për ndërtimin aty të Dubai City, Emar City apo Rama City dhe jo të shqiptarëve, Dhënia pa garë e 1.5 mln metër katror truall kudo ku do të ndodh kjo është shkelje flagrante e ligjit të vendit, prordhe e ligjeve ndërkombëtare, që Shqipëria është e detyruar që t’i respektojë. Kjo aferë ose kjo megaaferë, megaskandal, është e tillë, askush nuk njeh, meqë kompania është offshor, dhe kjo është e ndaluar me ligjet e vendit, që kompani të tilla të marrin tokat shqiptare, kjo bëhet sepse Edi Rama dhe bashkëvjedhësit e tij duan të fshehin paratë në parajsa fiskale.”, tha Berisha.

Pas