Kryesore

Berisha: Rama ekzekuton shpresën, Basha është varrmihësi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:56 - 23/11/21 |
Opi Nion

Nga “Foltorja” në Burrel, ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryetarin e PD, Lulzim Basha se bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama kundër interesave të demokratëve.

Berisha tha se Basha është “varrmihës” i shpresave të qytetarëve dhe se ai nuk mund ta çoj kurrë në fitore PD.

 “Sot ligjet i vendos krimi, ligjet miratohet si i interesojnë këtij bajlozi apo një bajlozi tjetër. Miqtë e mi, punët publike kryhen me çmime 8 herë më të lartë, krahasuar me 8 vite më parë dhe me vendet e tjera në Europë. Kilometri i rrugës në fushë, kushton më shumë se tunelet në Kërrabë. Ndaj Shqipëria është një vend që nuk ka më shpresë. Në rast se Edi Rama ekzekuton shpresën çdo ditë, Lulzim Basha është bërë varrmihësi i saj. Pasi ai nuk ngjall shpresë, atij nuk i besojnë. Demokratët i kanë besuar, e kanë mbështetur dhe kanë bërë gjithçka, pavarësisht se nuk ishte në lartësinë e duhur. Të gjitha kanë pasur një çmim të shptrenjtë, Edi Rama ka marrë mandatin e tretë. Unë kërkoj që të shtroni një pyetje, pse po ndodh kjo me ne, çfarë ka ndodh me ne shqiptarët që po ecim në këtë mënyrë. Shkaku është vota, unë i ftoj socialistët se kur ka votuar PS për herë të fundit. Ka votuar në vitin 2009, ka votuar që të mos votojnë për kryetarin që humbet zgjedhjet. Sot u drejtohem të gjithë atyre që kanë ndërgjegje shoqërore, nga viti 2009 deri sot PS nuk ka njohur votë. Ngrihet ministri apo ministresha në mëngjes ai i thotë se është emëruar ministër. Ky njeri që zhduku votën në parti, zhduku votën në Shoqëri. Në 2017 dhunoi masivisht dhe shumë herë më tepër në 2021, duke përdorur patronazhistët”, tha Berisha./ Opinion.al

Pas