Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha: Rama duhet të bëjë nga mëngjesi deri në darkë lavde dhe t’i lëpihet Altin Dumanit!

2025/03/25 at 1:35 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha: Rama duhet të bëjë nga mëngjesi deri në darkë lavde dhe t’i lëpihet Altin Dumanit!

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duhet “t’i thurë lavde dhe t’i lëpihet” drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.


Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se po të mos ishte Altin Dumani, Rama do ishte aty ku e meriton.

Gjithashtu Berisha hodhi akuza ndaj ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku duke u shprehur se ka vjedhur 12 miliardë euro.

“Lidhur me pjesën e parë të pyetjes, se kush qeveris bashkinë e Tiranës, kjo është e faktuar. Është një zonjë që quhet Anuela Ristani, e cila u shkarkua nga kryetari në qeli i detyrës, se duhet të pranojmë se pavarësisht se është në qeli, ai është kryetar.

Dhe u shkarkua, u emërua një zonjë tjetër, e cila u thirr dhe u kërcënua nga Edi Rama në mënyrë më pak dinjitoze.

Jo vetëm u kërcënua ajo zonjë, por ajo u dëbua nga puna sepse Erion Veliaj e emëroi atë nënkryetare bashkie dhe i delegoi firmën si një njeriu që i besonte të kryente veprimet që duhej të kryente në vend të kryetarit.

Pra, këto akte janë publike, nuk janë të fshehta. Është Edi Rama ai që ka ndërhyrë në mënyrë brutale në shkarkimet dhe emërimet në bashkinë e Tiranës. Por, meqë jemi këtu dhe ligji e ndalon në mënyrë kategorike çdo akt dhe veprim të pushtetit qendror mbi pushtetin vendor. Ato, thotë ligji dhe Gjykata Kushtetuese, mund të bëhen vetëm nëpërmjet padive në gjykata.

Kryeministri, nëse ka një aprovim, nëse konstaton se qeveria vendore bëri një akt të paligjshëm, ai mund t’i adresohet gjykatës dhe të mos ndërmarrë asnjë veprim ekzekutiv ndaj tij. Këto janë shumë të prera.

Tani, sigurisht rroftë e qoftë Altin Dumani thotë ai. Po të mos qe Altin Dumani, para se të ishte Erion Veliaj në qeli, duhej të ishte për djegësin Edi Rama. Po të mos qe Altin Dumani, njëlloj siç është McGOnigali në burg duke vuajtur për ryshfetin që ka marrë nga Edi Rama, duhet të ishte Edi Rama.

Po të mos ishte Altin Dumani, nuk do pastrohej Olsi Rama që mashtronte publikisht se ka udhëtuar vetëm një herë me makinën e bosëve të trafikut, në një kohë kur unë kam dokumente se ka udhëtuar pesë herë.

Po të mos ishte Altin Dumani, natyrisht Linda Rama, e regjistruar se ka ndërhyrë në tendera për kunatin e saj, Armand Fangu, duhej të ishte para drejtësisë.

E si të mos thotë ai, rroftë e qoftë Altin Dumani. Natyrisht ka të drejtë. Po të mos ishte Altin Dumani, Lubi Balluku do ishte 5 kate më thellë se Erion Veliaj. Se Erion Veliaj ka përdorur gjithsej 5-6 miliardë euro. Lubia 12 miliardë euro. Dhe ku janë? Absolutisht qindarkë për qindarkë investimi i tyre me objektet që janë ndërtuar, kostoja e tyre nuk shkon më shumë se 1.3 miliardë euro. Të gjitha të tjerat janë vjedhur.

Po të mos ishte Altin Dumani, Edi Rama që shkon i paguan tjetri biletën 28 mijë euro në stadium, në kundërshtim flagrant me ligjet e Shqipërisë dhe konfliktin e interesit. Dumani ia numëron Arben Ahmetajt 6 mijë eurot apo 4 mijë eurot apo sa janë të hoteleve që ia ka paguar dikush, po nuk ia numëron 29 mijë eurot për biletën në ndeshjen e basketbollit amerikan.

Po të mos ishte Altin Dumani, Edi Rama do ishte aty ku e meriton pasi siç kanë faktuar dokumentet, për pagesat që i janë bërë për çarterin, ka dhënë leje ndërtimi në konflikt të hapur interesi. Ai duhet të bëjë nga mëngjesi gjer në darkë lavde, elozhe dhe t’i lëpihet Altin Dumanit aty pikërisht se Altin Dumani është bërë mburojë e këtyre vjedhjeve, e këtyre krimeve të paimagjinueshme, të gjitha të dokumentuara këto që thashë.

Po të mos ishte Altin Dumani, a mund të ndodhte që një vepër publike siç është djegësi i Tiranës 130 milionë euro, që nuk ekziston as nam as nishan, të mos u faturohet njerëzve kryesorë, por dy drejtorëve. Në një kohë kur pronarët kryesorë janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Po të mos ishte Altin Dumani, Edi Rama dhe Erion Veliaj do ishin të akuzuarit më kryesorë për djegësin e Tiranës. Por Dumani akuzon njeriun që e refuzoi 5 herë, Arben Ahmetajn, dhe mbron Veliajn, jo për këtë, se ai e çoi me një dosje tjetër, por jo për vjedhjet më të mëdha. Po të mos ishte Altin Dumani, 5D nuk u faturohej vetëm drejtorëve, por u faturohej Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Pra, po ta marrësh kështu, Shqipëria ka një sistem në të cilin një njeri përcakton çdo gjë. T’u bëj një pyetje unë. Si u duket ju, marrin të burgosurin, e ndryjnë aty dhe pastaj shkojnë e publikojnë statusë në emër të tij. Dhe ato statuse, sipas burimeve që duhen hetuar, janë të shkruara nga dora e Edi Ramës.

Ju jeni gazetarë dhe unë ftoj çdo gazetar të marrë statuset e pretenduara si të Erion Veliajt dhe të lexojë artikujt që Edi Rama publikonte nën emrin e gazetarit Blendi Mane. Ato janë të ngjashme si dy pika ujë.

Po të mos ishte Altin Dumani, krimi elektoral do ishte ndëshkuar. Ai nuk ndëshkon dosjet se ato të çojnë te Edi Rama, të dokumentuara dhe të regjistruara në përputhje me procedurast ligjore të vendit. Qoftë dosja e Durrësit, qoftë dosja e Peshkopisë, që të dyja përfundojnë tek Edi Rama. Atëherë me thuaj mua? Ai, edhe këpucët duhet t’i fshijë Altin Dumanit”, tha Berisha.



Ju sugjerojmë

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
Aktualitet

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

26 Janar, 2026 7:33 pm
PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës
Kryesore

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës

26 Janar, 2026 6:59 pm
Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus
Bota

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 6:34 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Pengu i fundit izraelit, Tel-Avivi do të rihapë pikën kufitare të Rafah

26 Janar, 2026 5:31 pm
Rama në Izrael: Hamas burgosi Gazën, dhe askush tjetër
Kryesore

Rama në Izrael: Hamas burgosi Gazën, dhe askush tjetër

26 Janar, 2026 4:31 pm
Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës
Kronikë

Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës

26 Janar, 2026 3:46 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Gramsh, gruaja humb jetën pas aksidentit me kamion

26 Janar, 2026 3:03 pm
Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…
Aktualitet

Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…

26 Janar, 2026 2:36 pm
Netanyahu pret Ramën: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë
Aktualitet

Netanyahu pret Ramën: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

26 Janar, 2026 2:33 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja vendos kalimin në seancë të çështjes

26 Janar, 2026 2:31 pm
Para
Restaurohet filmi ikonë “Ngadhnjim mbi vdekjen”

Restaurohet filmi ikonë “Ngadhnjim mbi vdekjen”

“Prokurimet publike me Inteligjencë Artificiale”, Rama: Projekti gati në fund të 2026

“Prokurimet publike me Inteligjencë Artificiale”, Rama: Projekti gati në fund të 2026

“Ke filluar të rekrutosh dëshmitarë të rremë”/Basha vijon replikat me Ramën: Në bashki më le veç borxhe dhe gropën e Hajdin Sejdisë!

“Ke filluar të rekrutosh dëshmitarë të rremë”/Basha vijon replikat me Ramën: Në bashki më le veç borxhe dhe gropën e Hajdin Sejdisë!
















TE FUNDIT

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
26 Janar, 2026

Miratohet vendimi për zhvendosjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës. Prej Vlorës...

Lexo më shumë

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës
26 Janar, 2026

PD zhvilloi këtë të hënë foltoren e parë pa kryedemorkatin Sali Berisha, i cili ndodhet  në selinë e Asamblesë Parlamentare...

Lexo më shumë

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus
26 Janar, 2026

Ministrat e çështjeve evropiane të Bashkimit Evropian kanë finalizuar ndalimin e importeve të gazit nga Rusia, pas një marrëveshjeje të...

Lexo më shumë

Pengu i fundit izraelit, Tel-Avivi do të rihapë pikën kufitare të Rafah

Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
26 Janar, 2026

Izraeli do të rihapë pjesërisht pikën kufitare në Rafah midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës pas përfundimit të një operacioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com